MENU
klinika

“Qëndrojmë pranë Shqipërisë”

BE donacion për 20 mijë teste në Shqipëri, reagon Soreca

21.04.2020 - 14:38

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka deklaruar se në vendin tonë do të mbërrijnë 20 mijë teste për COVID-19, ndërkohë që në vendin tonë janë regjistruar zyrtarisht 609 raste.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ ambasadori shprehet se donacioni në fjalë është nga Bashkimi Europian, ndërsa shpreson që sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta kundër këtij armiku.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’

Manastirliu flet për rolin e mjekut të familjes gjatë pandemisë

’40 mijë konsulta online me të sëmurët kronikë në 2 javë’