MENU
klinika

Shkak Covid-19

Belgjika mbyll sezonin para kohe, shpall verdiktet

02.04.2020 - 14:37

Belgjika është vendi i parë në botë që ka marrë një vendim drastik sa i përket futbollit. Kjo si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19. Drejtuesit më të lartë të futbollit në vend kanë vendosur të mbyllin gjithçka dhe të vazhdojnë të qetë luftën me koronavirusin.

Kështu, “Division A” mbyllet pas 29 javësh dhe fitues i këtij edicioni të pazakontë është një emër i zakontë, Club Brugge. Ata shpallen kampion me meritë të plotë edhe pse kampionati nuk është mbyllur ende, sepse kanë arritur të shkëputen plot 15 pikë nga Gent i vendit të dytë.

Mbetet për t’u parë pjesa tjetër e kampionateve, teksa “zemra” e futbollit europian lëngon nga dhimbjet e shkaktuara nga Covid-19. Dhe ç’është më e rëndësishmja, nuk e di askush sesa do zgjasë kjo dhimbje. UEFA po përpiqet për të arritur të gjejë një fashë kohore në mënyrë që kampionatet të mbyllen të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i presidentit të klubit italian

“Tërheq ekipin nëse jepet urdhër për të luajtur”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin