Nëse e gjithë bota është në luftë kundër pandemisë Covid-19 dhe po marrin edhe masa për të zbutur humbjet e mëdha financiare, David Beckham dhe gruaja e tij Victoria nuk e kanë problem të shpenzojnë për gjëra luksi.
Ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madrid, tashmë pronar i klubit të futbollit Inter Miami në Florida të SHBA-së, bleu një shtëpi prej 22 milionë eurosh në një nga gradaçelat e Miamit.
E projektuar nga i famshi Zaha Hadid, shtëpia e re çiftit Beckham brenda gradaçelës One Thousand Museum, ka pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, pishinë, një vend për uljen e helikopterit, palestër dhe apartamenti është nën rrezet e diellit. Çifti i famshëm ka 4 fëmijë dhe kjo është arsyeja e blerjes e kësaj hapësire të madhe.
Megjithatë, kjo nuk është rezidenca më e shtrenjtë e familjes Beckham. Ekipi i ri i futbollit Inter Miami i David Beckham debutoi më 1 mars në Major League të SHBA-së. Pas dy ndeshjesh, që për fat të keq Inter Miami i ka humbur, futbolli është ndërprer në Amerikë për shkak të Koronavirusit.
Beckham priti 5 vjet për të ndërtuar ekipin e ri, por ambicia e tij nuk përfundon këtu, pasi këtij ekipi i duhet një stadium i ri dhe së shpejti do të nisen punimet e impiantit modern, që do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë.