E veçanta e kësaj buke ndër të tjerash është se në vend të gjalpit apo vajit, përdoret kosi grek!
INGREDIENTËT
- 1 ½ gotë me miell
- 1 lugë çaji kanellë
- ½ lugë çaji me sodë buke
- ½ lugë çaji me pluhur pjekës
- ¼ lugë çaji kripë
- 2 vezë
- ½ gotë me sheqer
- ¼ filxhan me kos grek
- 1 banane e shtypur
- 1 gotë me luleshtrydhe të freskëta
- ½ filxhan me bajame të copëtuara
UDHËZIMET
Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
Në një tas të madh kombinoni miellin, kanellën, sodën, pluhurin pjekës dhe kripën.
I përzieni mirë dhe i lini mënjanë.
Në një tas tjetër përzieni përbërësit si vezët, sheqerin, kosin dhe bananen.
I përzieni mirë dhe i shtoni gjysmat e luleshtrydheve të prera dhe bajamet.
Tani bashkoni të dy masat bashkë.
Pasi janë homogjenizuar me njëra tjetrën, e kaloni bukën në një tavë.
E fusni në furrë të piqet për 50-60 minuta.
Mbasi kanë kaluar 35 minutat e para, e mbuloni sipër me një letër alumini.
Më pas e nxirrni nga furra, e lini të ftohet për 10 minuta. Më pas e prisni në feta dhe mund ta shijoni duke e dekoruar sipër me disa luleshtrydhe të freskëta.