08.04.2020 - 16:32
Sa e shijshme bëhet falë farave të kungullit!
INGREDIENTËT
- ¾ gotë me qumësht
- 4 vezë
- 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
- 6 feta bukë të bardhë
- 2 lugë gjelle sheqer
- 3 lugë gjelle gjalpë pa kripë
- 2 lugë gjelle fara kungulli të qëruara
- Mjaltë ose shurup panje për servirje
UDHËZIMET
- Në një tas bashkoni të gjithë përbërësit përveç bukës dhe i përzieni mirë me një tel dore.
- Merrni fetat e bukës dhe i lyeni me rradhe tek përzierja.
- I skuqni në një tigan ose toster lyer paraprakisht me pak gjalpë.
- I lini të gatuhen për 3-4 minuta nga secila anë.
- Kështu veproni deri në fund. Shijojini të ngrohta me mjaltë ose shurup panje sipër.