MENU
klinika

"Receta e mamit"

Byreçka të mbushura me lakër dhe djathë janë mrekulli!

01.04.2020 - 14:38

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta per: 4 persona

Në këtë kohë me shi, shkojnë aq shumë…

INGREDIENTËT

  • 1 petë sfoliatë
  • 1/2 lakër e bardhë mesatare
  • 1 qepë
  • 2- 3 karota
  • 1 spec pikant
  • 3 lugë gjelle uthull vere
  • 1 degë selino (me gjethe)
  • 70 ml vaj
  • 200 gram djathë i bardhë
  • Kripë dhe piper i zi

UDHËZIMET

  1. Në një tigan me pak vaj kaurdisim qepën të grirë hollë dhe shtojmë lakrën e grirë. E përziejmë së bashku derisa lakra të ulë volumin e saj.
  2. Rregullojmë shijen me kripë. Grijmë karotat hollë dhe i shtojmë te lakra, shtojmë pak spec pikant, vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë selinonë të prerë hollë bashkë me gjethet e saj.
  3. E lëmë për pak minuta në zjarr dhe më pas e shuajmë me 3 lugë gjelle uthull vere. E largojmë tiganin dhe transferojmë perimet gjysmë të gatuara në një enë që të ftohen.
  4. Shtojmë djathin e thërrmuar, piperin e zi dhe e përziejmë mbushjen duke e lënë mënjanë.
  5. Petën sfoliatë e hapim pak fare, e presim në katrorë me brinjë 12-15 cm.
  6. Vendosim nga një lugë mbushje në qendër të çdo katrori, bashkojmë copat duke i lagur pak me ujë dhe duke i shtypur me pirun.
  7. Kështu formojmë trekëndëshat.
  8. E pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 15-20 minuta. Ju bëftë mirë!