MENU
klinika

ANALIZA

“Covid-19 nuk do të ikë me verën”

09.04.2020 - 14:05

Koronavirusi nuk ka gjasa të “ikë” me ardhjen e verës, edhe pse kjo moti i ngrohtë ka qenë deri më tani shpresa më e madhe e studiuesve për sprapsjen e pandemisë.

Një panel shkencor prestigjioz ka paralajmëruar sot Shtëpisë së Bardhë se koronavirusi nuk do të dobësohet pasi të ngrihen temperaturat, edhe pse presidenti Donald Trump kishte shpresuar se epidemia do të zbehej me ardhjen e verës.

Në letrën e tyre drejtuar Shtëpisë së Bardhë, anëtarët e Akademisë Amerikane të Shkencave thanë se të dhënat janë kontradiktore dhe se koronavirusi përhapet po aq lehtë në mot të nxehtë sa në mot të ftohtë.

“Ekzistojnë disa studime që sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetohet më pak efikasitet në mjedise me temperaturë të larta dhe lagështi; megjithatë, duke pasur parasysh mungesën e imunitetit në shkallë globale, as temperaturat e larta dhe as ato të ulëta nuk kanë asnjë ndikim tek përhapja e sëmundjes”, shkruajnë ata në një letër drejtuar Administratës Trump.

Ata paralajmërojnë se një studim i shpërthimit të epidemisë në Kinë tregon se edhe në kushte maksimale të temperaturës dhe lagështisë, virusi përhapet “në mënyrë eksponenciale”, nga një person i infektuar, tek një tjetër.

Dr Uilliam Schaffner, një specialist i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt, i cili nuk është anëtar i akademisë, tha, “edhe pse mund të shpresojmë se moti i ngrohtë do të japë një kontribut në frenimin e pandemisë, ne nuk mund të mbështetemi tek kjo mundësi.”

“Ne duhet të vazhdojmë të përdorim distancimin shoqëror dhe masa të tjera për të zvogëluar përhapjen e epidemisë”, deklaron ai për “CNN”.

Presidenti Trump ka deklaruar vazhdimisht se shpreson se koronavirusi do të sprapset nga moti i ngrohtë. “Them se deri në prill, kur të bëhet pak më ngrohtë, virusi do të largohet,” tha ai tre javë më parë.

Letra e Akademisë Amerikane të Shëndetësisë në dukje se disa studime laboratorike kanë treguar zvogëlimin e përhapjes së virusit në kushte më të ngrohta dhe më të lagështa, por thotë se kjo teori nuk është vërtetuar. Ata sjellin shembullin e studiuesit amerikan Chad Roy i cili e vrojtoi virusin në temperatura të nxehta dhe të lagështa në laborator, dhe e studioi atë për 16 orë.

Roy raportoi se “çuditërisht” koronavirusi i ri jetonte më gjatë se gripi, tuberkulozi dhe SARS. Shkencëtarët amerikanë kanë paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë thekson se në botën e vërtetë, virusi ende po përhapet në vendet me mot të nxehtë.

“Duke pasur parasysh që vendet e nxehta të tilla si Australia dhe Irani, po përjetojnë përhapje të shpejtë të virusit, nuk mund të shpresojmë se temperaturat e larta do të na shpëtojnë nga epidemia”, thonë ata në letër.

Letra gjithashtu vë në dukje se ndërsa gripi normal është sezonal, por kjo nuk do të thotë se edhe Covid-19 do të ikë me ardhjen e sezoneve të reja. “Disa lloje gripi kanë shpërthyer në mot të ngrohtë dhe të ftohtë, dhe më pas ka pasur një valë të dytë shpërthimi rreth gjashtë muaj më vonë”, thotë letra e studiuesve.

Dr Paul Offit, një specialist i sëmundjeve infektive, vuri në dukje se koronaviruset e zakonshme janë sezonale, por se ky koronavirus i ri është i ndryshëm sepse ka origjinën te kafshët dhe jo nga njerëzit.

“Është e paqartë se si do të veprojë ky virus kur të ngrihet koha,” tha Offit.