MENU
klinika

Provoni ta mposhtni...

Cristiano Ronaldo lëshon sfidën e re me muskuj barku

05.04.2020 - 19:53

Gjatë qëndrimit në shtëpi janë lëshuar shumë sfida edhe mes sportistëve, sidomos futbollistëve, ku mes tyre edhe yjet e futbollit. Cristiano Ronaldo ka sfiduar me muskujt e barkut, ku në pak sekonda ka befasuar.

“Përshëndetje djema! Kam një sfidë të re që të jeni aktivë, të cilën e kam quajtur ‘Kupa e Dhomës së Ndenjes’. A do të merrni pjesë në sfidë dhe të provoni të mposhtni rekordin tim?” – shkruan 35 vjeçari në Instagram.

Ai ka postuar videon e tij që tregon se ka arritur të bëjë 142 lëvizje për muskujt e barkut në rreth 45 sekonda. Provojeni edhe ju në shtëpi, arrini ta mposhtni Cristiano Ronaldon?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollisti i Kombëtares

Sfida e Ermir Lenjanit, e bëni dot ju?

Mesazhi i Cristiano Ronaldos

“Luani në shtëpi, luani për botën”