MENU
klinika

Mesazhi i Cristiano Ronaldos

“Luani në shtëpi, luani për botën”

21.03.2020 - 19:03

Cristiano Ronaldo ka dalë sërish me një thirrje drejtuar gjithë njerëzimit pas përhapjes së madhe të Covid-19, duke shfrytëzuar rrjetet sociale. E vetmja armë në favor duket se është higjiena dhe të qëndruarit në shtëpi.

Pikërisht, mbi faktin e qëndrimit në shtëpi, i cili për disa persona si në Shqipëri ashtu edhe në Europë, nuk është marrë seriozisht, vjen një mesazh mjaft domethënës nga Cristiano Ronaldo.

“Nëse ndonjëherë keni ëndërruar të luani për miliona njerëz në botë, atëherë kjo është mundësia juaj. Luani në shtëpi, luani për botën!”, – ishin fjalët e Ronaldos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pandemia, thirrja e yllit portugez

Mesazhi njerëzor i Cristiano Ronaldos për botën