MENU
klinika

Rëndohet bilanci në Kosovë

Dalin pozitivë me koronavirus 3 gjinekologë dhe një infermiere

17.04.2020 - 12:55

Tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.

“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe më herët është raportuar për disa raste të mjekëve dhe të infermierëve të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë aktualisht janë 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar./rel

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vdes një tjetër person nga COVID-19

Shkon në 12 numri i viktimave në Kosovë


Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën

Nga “pazaret” me Perëndimin tek varësia nga Rusia

Media europiane “zbërthen” politikën e Vuçiçit

Miniera e litiumit “përndjek” Vuçiçin!

Çfarë pritet në Beograd nga 1 tetori