MENU
klinika

Rezarta Shkurta tregon historinë e njohjes me Ermal Hoxhën

“Desh u përplasëm me makinë”

06.04.2020 - 11:20

Rezarta Shkurta ka ndarë disa detaje të reja në lidhje me historinë e saj të njohjes me bashkëshortin Ermal Hoxha.

Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se një incident me makinë ka qenë shkaku i njohjes me Ermalin, i cili me sa duket e paska pasur fajin vetë.

Ajo tregon me shaka, se Ermali, duke qenë nga Gjirokastra, nuk e pagoi dëmin por e mori për nuse:

“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”,– është përgjigjur Rezarta Shkurta.

Më pas ajo tregon se si çdo çift edhe ata vetë kanë ato ulje-ngritjet e tyre dhe në shumicën e rasteve, shkak i grindjeve është vetë këngëtarja.

“Di të them që Ermali është djali i ëndrrave…Është një partner shumë i kujdesshëm me mua, dhe një baba shumë i dashur, i përkushtuar dhe me shumë durim për Herën. Ne si çdo çift kemi dhe uljet e ngritjet tona. Por, kam përshtypjen se në rastet e këqija, e kam fajin unë gjithmonë, që ndonjëherë jam kështu…”- shkruan Rezarta Shkurta