MENU
klinika

Për COVID-19 do të ketë vaksinë por...

Edhe BE do të jetë viktimë e koronavirusit!

13.04.2020 - 15:33

Shumë njerëz po pyesin për botën pas pandemisë: kapitalizmi po vdes, shtetet e forta po kthehen, etj. Do të ketë viktima, shumë, dhe një prej tyre do të jetë Bashkimi Evropian .

Ideja e federalizmit funksionon në SHBA sepse, pavarësisht ekzistencës së 50 shteteve të ndara, populli amerikan është një komb, në fund të fundit. Po, anëtarët e këtij kombi me ngjyra të ndryshme të lëkurës kanë vdekur më shumë se disa të tjerë; megjithatë, është një komb. Kjo do të thotë,  se ata votojnë për partitë e njëjta politike dhe të njëjtët kandidatë për president. Pavarësisht të gjitha mangësive të tij, federalizmi amerikan ka qenë gjithmonë një sistem “një për të gjithë dhe të gjithë për një”.

Disa presidentë i urrenin disa shtete sepse ato janë blu ose të kuqe por bashkimi ka qenë gjithmonë një garantues i shteteve dhe gjithmonë ka qenë i gatshëm të pranojë përgjegjësinë për borxhet e shteteve të veçanta.

Ky koronavirus vërtetoi se zgjidhja amerikane nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë në Evropë.

Kreu i shtetit të Gjermanisë, Christian Wulff, tha që solidariteti evropian nuk duhet të keqkuptohet si “gatishmëri për të vepruar si garant ose për të  larë borxhet e përbashkëta”. Duke folur pa përmendur emra, por duke nënkuptuar Greqinë, presidenti tha: “Gjermania nuk do të ishte e gatshme të merrte një kredi të përbashkët ose të qëndronte si garant për këdo.”

Të gjithë e dinin se nuk ishte thënë kaq qartë, më parë, por pothuajse të gjithë studentët bashkëkohorë të shkencës politike kanë qenë të vetëdijshëm se ideali evropian nuk është asgjë tjetër veçse një armëpushim midis Gjermanisë dhe Francës.

Greqia, për shembull, tani ka nevojë për para për të blerë pajisje mjekësore, ventilatorë dhe pajisje për ICU-të në terren.

Italia mund ta bënte atë vetë, pavarësisht faktit se edhe ajo ka nevojë për mbështetje nga partnerët e saj të eurozonës. Ekonomitë e mëdha të Spanjës dhe Francës dhe ekonomitë e vogla të vendeve të Ballkanit janë në prag kolapsi falë neglizhencës së burokracisë së BE-së në sistemin shëndetësor dhe mjekësor.

Eurokratët kurrë nuk ndërtuan sisteme të një epidemie, e lëre më një pandemie.

Me pak fjalë, anëtarët më të vegjël të këtij bashkimi fiktiv tani do të kujdesen për veten.

Çdo komb në Evropë do të kujdeset për  veten. Ata do të zgjohen të trishtuar nga fakti që Brukseli nuk është kryeqyteti i tyre federal si Uashington D.C është për SHBA. Të gjithë e dinë që euro është shumë e lirë për Gjermaninë, por shumë e kushtueshme për të gjithë të tjerët. COVID-19 me shpresë do të ikë, por një virus tjetër do ta zëvendësojë atë: Euroskepticizmi.

Ai do ta hajë BE-në nga brenda. Nuk do të ketë vaksinë për këtë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Sabah/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”


“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?