MENU
klinika

'Ju dorëzojmë sot shtëpinë e re'

“Edhe në kohë të vështira, ka lajme të mira”, Balluku në familjen e dëmtuar nga tërmeti

30.04.2020 - 16:50

21 shtëpi të reja janë ndërtuar në bashkinë e Vorës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit. Ditën e sotme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në një prej këtyre familjeve, të cilët u futën në shtëpinë e tyre të re.

Teksa inspektoi nga afër banesën, ministrja tha se pavarësisht momenteve të vështira që po kalon vendi për shkak të pandemisë së COVID-19, ka edhe lajme të mira.

“Në këto kohë të vështira ka dhe lajme të mira. Pasi ne ju dorëzojmë shtëpi. Në zonën e Vorës kemi ndërtuar shumë shtëpi. Në disa zona që ka qenë e vështirë për të ndërtuar. Edhe ata do të bëhen me strehë të re. Shpresoj që të gjithë të sistemohen. Sot ditë me shi, hytë në shtëpi me bereqet.”, pohoi ajo.