Ministrat e zonës euro po përpiqen të arrijnë një kompromis për një paketë gjithëpërfshirëse të shpëtimit, ndërsa vendet anëtare të jugut po bëjnë presion për emetimin e një coronabondi të përbashkët për të ndihmuar në pagimin e rimëkëmbjes pas koronavirusit.
Ministrat e Financave do të kenë një mbledhje të martën pasdite, në të cilën ata do të përpiqen të bien dakord për një paketë emergjente për rimëkëmbjen; për bizneset dhe individët nga pandemia.
Plani me tre drejtime, i përqendruar në Mekanizmin e Stabilitetit Europian, Bankën Europiane të Investimeve dhe një skemë të re të risigurimit të papunësisë të Komisionit Europian, arrin në rreth gjysmë trilionë euro.
Por fati i paketës është i paqartë pasi Italia, Spanja, Franca dhe aleatët e tyre kërkojnë masa shtesë afatgjata që përfshijnë emetimin e përbashkët të një borxhi publik shtesë për të financuar shpenzimet pas koronavirusit. Masa e propozuar prej tyre për borxhin e përbashkët ka ringjallur një ndarje mes veriut dhe jugut në Europë ku sakaq Gjermania dhe aleatët e saj veriorë vijojnë të rezistojnë.
Mário Centeno, presidenti i Eurogroup, paralajmëroi ministrat gjatë fundjavës të mos lejojnë mosmarrëveshjet që të rrezikojnë paketën e detajuar të shpëtimit që tashmë gjendet në tryezë. Por ai gjithashtu u përpoq të fitonte në qasjen e tij tek vendet e Europës Jugore duke thënë se do të përshpejtonte debatin për instrumentet e ardhshme të përbashkëta për rindërtimin ekonomik pas koronës.
“Ne me siguri kemi nevojë për para të freskëta pas kësaj periudhe për të krijua një plan rimëkëmbjeje,” tha ai në një intervistë, duke iu kërkuar ministrave të jenë “kreativë”.
Eurogrupi synon të mbështesë një raport me propozime që liderët e BE-së duhet ti marrin në konsideratë për ti diskutura në mbledhjen e tyre virtuale të ardhshme më vonë këtë muaj.
Disa nga elementët kryesorë që ministrat do të diskutojnë.
Zbatimi i Mekanizmit Europian të Stabilitetit
BE dhe zyrtarë të minsitrisë së financave kanë punuar se si të zhbllokojnë fuqinë e huadhënies së Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, fondi sovran i shpëtimit të zonës së euros. Plani është për një linjë kredie ESM prej 240 mld euro, e hapur për të gjitha vendet.
Por ESM u krijua në vitin 2012, gjatë krizës europiane të borxhit, kur Gjermania dhe të tjerët këmbëngulën që Greqia dhe vendet e tjera të shkatërruara ekonomikisht të regjistroheshin në kushte të vështira, siç janë objektivat fiskal dhe programet e reformës ekonomike, në këmbim të mbështetjes së eurozonës.
Klaus Regling, drejtori menaxhues i ESM, ka punuar mbi propozimet për të rregulluar kushtet e bashkangjitura në Linjën e Kredisë, një formë e mbështetjes financiare paraprake që ndalon kur përfundon shpëtimi.
Kërkesa kryesore do të ishte që paratë të përdoren për të mbuluar shpenzimet e sektorit shëndetësor ose për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë. Dhe do të ketë një angazhim për të respektuar kornizën e mbikëqyrjes së BE-së për buxhetet kombëtare – që është një detyrim për të gjitha vendet anëtare të BE-së në çdo rast.
Por Euroskeptikët në Itali kanë demonizuar ESM, duke thënë se çdo hua nga mekanizmi do të pasonte në mënyrë të pashmangshme me kërkesa të ashpra për reforma. Italia dhe aleatët e saj do të duan të regjistrohen në një paketë përfshirë ESM, vetëm nëse ministrat aspirojnë edhe perspektivën e një emetimi më të madh të borxhit të përbashkët gjatë rrugës.
Nxitja e huazimit të Bankës Europiane të Investimeve
Huadhënësi me bazë në Luksemburg ka propozuar tashmë një plan për të mobilizuar deri në 40 miliardë euro financim, i cili do të përdoret për kredi të ndryshme dhe masa të tjera që synojnë të dëmtojnë ndikimin e bllokimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Shtetet anëtare po diskutojnë gjithashtu një fond garancie pan-Europiane prej 25 miliardë eurosh.
Futja e risigurimit të papunësisë në BE
Komisioni Evropian ka propozuar një instrument të quajtur SURE që do të sigurojë kredi për ekonomitë që përballen me një rritje të papritur dhe të rëndë të shpenzimeve për skemat e punës në një kohë të shkurtër, siç janë ato të modeluara në programin Kurzarbeit të Gjermanisë.
Idea konsiston në komisionin që të prek tregjet e kapitalit dhe të mbledhë 100 miliardë euro kredi, mbështetur pjesërisht tek garancitë nga vendet anëtare.
Sigurimi i garancive do të kërkonte blerje nga një numër i përfaqësive të parlamenteve të vendeve anëtare, që mund të ngadalësojë procesin e ngritjes dhe funksionimit të tij. Disa shtete anëtare veriore mbeten dyshuese për planin, duke pasur parasysh kundërshtimin e tyre tradicional ndaj projekteve të reja europiane që synojnë transferimin e burimeve buxhetore diku tjetër.
Planifikimi i rindërtimit ekonomik
Të tre elementët e paketës janë përqendruar në zbutjen e urgjencës aktuale, por kryeqytetet e BE-së janë përqendruar gjithnjë e më shumë në ato që vijnë më pas.
Pyetja kryesore është se si qeveritë mund të fillojnë të ringrenë ekonomitë e tyre përmes masave stimuluese përfshirë projekte të mëdha investimesh publike, ndërsa financojnë shpenzimet e tyre përmes huamarrjes publike në normat më të ulëta të mundshme. Një pjesë e përgjigjes do të jetë një rishikim i buxhetit të ardhshëm shtatë-vjeçar të BE-së për të rialokuar shpenzimet për investime, por disa shtete thonë se kjo vetëm nuk do të mjaftojë.
Këtu hyn idea e emetimit të borxhit të përbashkët. Nëntë shtete anëtare duke përfshirë Francën, Italinë dhe Spanjën kanë propozuar hedhjen në treg të coronabonds, që do të shiten nga një institucion europian me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare dhe përdoren për të financuar programet e shpenzimeve në shtetet anëtare individuale.
Javën e kaluar, Franca i shtoi edhe “ca dhjam” idesë me një letër që argumentonte në favor të një fondi të përbashkët “të jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm” që do t’i ndihmonte vendet të fillojnë rikuperimin.
Por koncepti i emetimit të borxhit kolektiv mbetet mjaft i diskutueshëm në një zinxhir vendesh anëtare të Europës veriore, domethënë zyrtarët kanë luftuar gjatë ditëve të fundit për të gjetur një mënyrë për të bërë ndarjen midis dy kampeve përpara takimit të së martës./Financial Times