MENU
klinika

"Burrat vanitozë"

Festivali i joshjes, pa editorë mode dhe stilistë…

24.04.2020 - 19:57

        Flasim çdo ditë për rrobat. Për pamjen. Për stilin, flokët, makijazhin… Diskutime mes femrash – do të thoshte dikush, pa ditur se gjetkë, burrat bëjnë më keq. Madje, ata e organizojnë më së miri vetë, festivalin e bukurisë dhe stilit… /Konica.al

Makijazhi, rrobat më të bukura dhe stilimi i flokëve është rutina e të femrave në mbarë botën, ndaj na duken tema shumë familjare femërore. Por, në fisin afrikan Wodaabe. janë meshkujt ata që bëjnë kaq shumë përpjekje për të tërhequr partneret.

I njohur si fisi më vanitoz i botës, burrat njihen për faktin se mbajnë pasqyrën me vete kudo që shkojnë dhe çdo mëngjes harxhojnë shumë kohë para saj, për një paraqitje sa më të kuruar, para se të shkojnë për të kullotur bagëtitë.

Një herë në vit, ata shfaqin maksimumin në festivalin e fertilitetit “Gerwol”, i njohur ndryshe, si festivali i “vjedhjes së gruas”. Aty burrat veshin rrobat më të bukura dhe konkurrojnë në një sërë kërcimesh, për të fituar admirimin e gjykatëseve femra.

Kultura e fisit Wodaabe, vlerëson si kriter bukurie sytë dhe dhëmbët e bardhë. si dhe gjatësinë, prandaj burrat lyejnë sytë me ngjyra të forta dhe përdorin penelin për të theksuar tiparet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I pari teatër shqiptar

‘Dasma e Lunxhërisë’ më 1874

“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit