MENU
klinika

Nuk ka ndeshje me tifozë

Franca e izoluar deri më 11 maj, futbolli nis në…

13.04.2020 - 21:58

Franca është një nga vendet më të prekura në Europë pas Italisë dhe Spanjës sa i përket përhapjes së Covid-19. Pikërisht për këtë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vendosur mbajtjen e gjendjes së karantinës deri në datën 11 maj.

Në një vendim të fundit të kreut të shtetit francez gjithashtu theksohet se nuk do të lejohen grumbullimet në publik, si dhe baret, restorantet, kinematë, teatrot, etj nuk do të hapen deri në mes të muajit korrik.

Kjo do të thotë se kampionati francez, në rastin se do të rifillojë, do të luhet pa tifozë. Mundësia më e mirë është fillimi i qershorit, por ende nuk ka një datë të saktë. Ndeshjet do të ishin nën masa strikte, e gjitha kjo për të mos falimentuar klubet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN