MENU
klinika

Sipas L'Equipe

Franca shpall verdiktet e sezonit të Ligue 1

30.04.2020 - 12:55

Në Francë, për shkak të COVID-19, sezoni aktual futbollistik u mbyll. Por, ndryshe nga Eredivise, Ligue 1 do të shpallë fituesin dhe, siç raporton prestigjiozja më e madhe në Francë, L’Equipe, trofeu i takon atyre që para ndërprerjes së garës ishin në vend të parë.

PSG është kampion, që kishte një avantazh të madh ndaj ndjekësve. Parisienët kryesonin me 12 pikë avantazh, ndërsa kishin edhe një ndeshje më pak se rivalët e Marseille. Ndaj në këtë formë, froni i këtij sezoni iu takon atyre. Ky do të ishte titulli i tretë radhazi për kryeqytetasit, ndërsa në histori do të ishte numri nëntë.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se si do të procedohet në lidhje me skuadrat që do të bien një kategori më poshtë, teksa tre të fundit janë Nimes, Amiens dhe Toulouse. Por, në ditët në vazhdim do të ketë një sqarim më të detajuar edhe për ekipet që do të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s për sezonin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN