MENU
klinika

Për ndeshjet e Champions

U ndal futbolli, PSG “kërcënon” Francën

28.04.2020 - 19:59

Vendimi i qeverisë franceze për të ndalur çdo aktivitet futbollistik deri në shtator ka futur në një hall të madh klubin e Paris Saint Germain. Me Ligue 1 që po shkon drejt anulimit, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me kampionët e Francës në Champions League.

Sipas llogarive të UEFA-s, edicioni 2019-2020 i kompeticionit më të rëndësishëm për klube do të nisë në muajin gusht, por në atë periudhë nuk lejohet të luhet futbollin në territorin francez as me dyer të mbyllura, ndërkohë që PSG është kualifikuar në fazën çerekfinale të Champions.

Presidenti i PSG, Naser Al-Kelaifi, paralajmëroi se skuadra e tij do të kërkojë t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi të Ligës së Kampioneve jashtë Francës. Ai u shpreh se për shkak të këtij urdhëri të kryeministrit francez, PSG do të tentojë të zhvillojë takimet e Champions jashtë vendit.

“E respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Në marrëveshje me UEFA-n, kemi si synim që të vazhdojmë të marrim pjesë në këtë sezon në Champions League. Nëse nuk është e mundur që takimet tona të luhen në Francë, atëherë ne do të luajmë jashtë vendit duke siguruar shëndetin e lojtarëve dhe të stafit teknik”, – u shpreh Al-Kelaifi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikthimi vitin tjetër me tifozë

Vendimi i fundit, nuk ka futboll deri më 2021-n