MENU
klinika

Rikthimi vitin tjetër me tifozë

Vendimi i fundit, nuk ka futboll deri më 2021-n

28.04.2020 - 14:53

Në parim ishte vendosur që një ditë më parë, por vetëm sot është zyrtarizuar dhe ka marrë formën e prerë. Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, ka vendosur që futbolli të mos rifillojë deri përpara vitit 2021.

Një sinjal i fortë ky që shpjegon se fillimisht duhet që vala epidemike që ka goditur këtë shtet duhet të largohet ose të paktën të ulë drastikisht rastet e reja pozitivë me Covid-19. Presidenti Tapia ka mbledhur Komitetin dhe sigurisht që është vendosur për të mirën, pasi pezulluan çdo aktivitet për këtë vit.

boca juniors

Kështu, të gjitha kompeticionet e organizuara nga AFA janë anuluar, nga kampionati elitar te Federal A, pra që është ai rajonal, përfshirë edhe femrat. Sezoni i ri do të nisë në janar 2021, duke ndjekur linjat e CONMBEBOL dhe jo formatin europian, siç ndodhi në sezonin 1986/87.

Hapet kështu një dritare për të luajtur një turne të ri në gjysmën e dytë të vitit, që do të garantojë një vend për Kupën Libertadores dhe do të zhvillojë Copa Argentina (me një tjetër kuotë). Ndryshe, ekzsiton një plan “B” për të plotësuar renditjet.

Vendimi për të përcaktuar ngjitjet në kategori do të shkojë në një hap me periudhën e kohës së mundur, pas 30 qershorit për t’u vendosur në fushë. Së fundi, rikthimi i futbollit, nëse do të ndodhë, do të jetë me publik dhe jo dyer të mbyllura.