MENU
klinika

Ja kush përjashtohen

Fundjava shtetrrethim, asnjë jashtë nga 13:00 e së shtunës deri më 05:00 të hënën

11.04.2020 - 07:42

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhërin e ri para hapjes së fashës së orarit të hënën siç ka paralajmëruar Rama.

Edhe kjo fundjavë do të jetë shtetrrethim pasi të shtunën deri në orën 13:00 do të lejohet dalja me autorizim për pazare apo ilaçe dhe më pas mbyllur deri të hënën në orën 05:00.

Përjashtim bëjnë Policia, Ushtria, media, shërbimet delivery, shërbimet kritike shtetërore apo transporti i mallrave.

Ndërkohë nga e hëna fasha e orarit të lëvizjes do hapet deri më 17:50.

foto galeri