Greqia ka një nga popullsitë më të vjetra të Evropës, një sistem të kujdesit shëndetësor të prekur nga një decade plot me probleme.
Kur koronavirusi u përhap në të gjithë globin, në Athinë nisi frika se ata faktorë mund të kombinoheshin e të shkaktonin një tragjedi njerëzore.
Por për habinë e shumë personave, Greqia deri më tani ka shmangur atë skenar, duke u bërë një shembull se si edhe një vend mund ta frenojë virusin nëse lëviz shpejt dhe i bind njerëzit për të marrë seriozisht kërcënimin.
“Ne bëmë më të mirën”, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. “Dhe kjo na bën krenarë”.
Greqia, kurrë nuk ka regjistruar një numër ditor më të lartë se nëntë viktima. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 121, midis 2.408 rasteve të konfirmuara. Qeveria ka treguar që do të heqë kufizimet duke filluar nga gjysma e parë e majit.
“Njerëzit menduan se sistemi shëndetësor i Greqisë nuk do të ishte në gjendje të përballojë,” tha Alexander Kentikelenis, një profesor i ekonomisë politike dhe sociologjisë në Universitetin Bocconi, në Milano. Ai tha se qeveria u përgjigj shpejt, dhe “rezultatet e mira u dhanë njerëzve shpresë.”
Në një farë kuptimi, Grekët ishin të përgatitur për këtë krizë nga përvoja e tyre me një dekadë depresioni ekonomik.
Në fakt, Greqia parashikohet të përballet me një nga goditjet më të rënda ekonomike në Evropë, për shkak të varësisë së saj të jashtëzakonshme nga turizmi.
Greqia mbylli shkollat në 10 Mars, kur kishte më pak se 100 raste të konfirmuara. Ajo mbylli kafenetë, restorantet, muzetë dhe qendrat tregtare në 13 Mars, dhe ajo vendosi izolimin kombëtar në 23 mars, kur numri i të vdekurve shkoi në 17.
Në të kundërt, kur Italia zgjati mbylljen e saj në të gjithë vendin në 10 Mars, më shumë se 460 njerëz kishin vdekur.
“Vende të tjera, me një infrastrukturë shumë më të mirë spitalore dhe më shumë njësi të ICU për popullatë, menduan se sistemet e tyre do të ishin në gjendje të përballeshin, kështu që ata vonuan masat”, tha Yannis Tountas, kreu i Institutit Grek për Mjekësi Sociale dhe Parandaluese .
Greqia ka pasur disa avantazhe në luftën kundër virusit. Por virusi shpërtheu në të gjithë globin gjatë periudhës më të mirë për turizmin Grek.
Greqia gjithashtu ka qenë jashtëzakonisht me fat që virusi nuk duket se ka goditur kampet e saj të mbipopulluara të migrantëve në ishuj, ku më shumë se 40,000 njerëz jetojnë në kushte të këqija pa aftësi për të mbrojtur veten nga virusi ose ndonjë gjë tjetër.
Migrantët në kontinent mund të jetojnë gjithashtu në kushte me rrezik të lartë. Greqia raportoi këtë javë se 150 njerëz testuan pozitivë për virusin në një hotel të okupuar nga migrantët dhe refugjatët. Bujtina është vendosur në një karantinë dy-javore, dhe gjashtë mjekë u shtuan në spitalin lokal.
Por në përgjithësi për Grekët, përgjigjja e tyre koronavirus ka sjellë një ndjenjë krenarie që i ka munguar të paktën që kur vendi priti Olimpiadën në 2004.
“Grekët nuk kishin shumë pritshmëri” tha Nick Malkoutzis, redaktor i faqes së internetit të analizave ekonomike dhe politike MacroPolis.
Porosia e kësaj qeverie për të qëndruar në shtëpi, megjithatë, është pranuar.
Por ka sfida serioze, përfshirë shqetësimet për ekonominë.
Një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, duke parë ndikimin e bllokimeve në më shumë se 40 vende të përparuara, parashikoi se Greqia do të përballet me goditjen më të madhe ekonomike.
Sektori i turizmit përbën rreth 25 përqind të forcës së punës greke. Tani për tani, e gjithë kjo ka ngrirë.
Dhe nëse grekët e shfaqin veten si një destinacion relativisht të sigurt, është e paqartë kur kufizimet globale të udhëtimit do t’i lejojnë të huajt të pushojnë si dikur.
Miltos Palatzas, 29 vjeç, nga Kozani, një qytet në Greqinë veriore, kishte studiuar kontabilitet kur filloi të shfaqej kriza financiare, por tani po administron një restorant në një hotel luksoz.
“Por kur jetoni në krizë duhet të përshtateni. Turizmi ka qenë pershtatut. Ndoshta kjo tani do të ndryshojë.”
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al