Autokratët nuk janë imunë. Koronavirus është një globalist ose siç e quajti një ish-kryeministër britanik “qytetar i asnjë vendi”. Demokracia nuk është mbrojtje. As tirania.
Thuhet shpesh se pandemia shënon një tjetër kthesë drejt autoritarizmit. Despots po shfrytëzojnë urgjencën globale për më shumë kontroll Brenda vendeve të tyre dhe për interesat e tyre jashtë vendit.
Teknologjia po shfrytëzohet për mbikëqyrje. Udhëheqësve të demokracive liberale në botë i ka mbetur të përballen me problemet shoqërore dhe ekonomike të shkaktuara nga Covid-19.
Shikoni Kinën, historia vazhdon. Me perëndimin e hutuar, Presidenti Xi Jinping ka rrëmbyer një mundësi për të shtur kontrollin e Pekinit në ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës së Jugut, për të arrestuar liderët pro-demokracisë në Hong Kong dhe për të frikësuar Tajvanin. Më tej, Kina ka ofruar ndihmë për kombet e prekura nga koronavirusi.
Në anën tjetër, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka marrë kompetencat e urgjencës në anën e parlamentit. Udhëheqësit autokratike diku tjetër, Rexhep Tajip Erdogan në Turqi, Narendra Modi në Indi, vazhdojnë të shkelin të drejtat civile.
ZXi e ka rikuperuar ekuilibrin e tij që kur virusi fillimisht përfshiu si zjarr nëpër qytetin kinez Wuhan. Sidoqoftë, më e habitshme se rikuperimi i tij ishte brishtësia e ekspozuar nga protestat e zemëruara publike mbi trajtimin fillestar të autoriteteve të shpërthimit.
Kaluan më shumë se dy muaj para se presidenti kinez të ishte i sigurt mjaftueshëm për të vizituar epiqendrën e shpërthimit. Reagimi përkoi me muajin e demonstratave pro-demokracisë në Hong Kong dhe një fitore për politikanët e pavarësisë në Tajvan.
Xi është kosnideruar shpesh si lideri më i fuqishëm kinez që nga kryetari Mao. Përkundrazi, përgjigjja e hershme ndaj pandemisë tregon brishtësinë e pushtetit të tij. Fati i shumë perandorëve kinezë ndër shekuj tregon që autoriteti i tyre të ketë qenë absolut deri në momentin e rënies së tyre.
Nuk ka nevojë për teori konspiracioni për të kuptuar se përgjigjja e parë e Kinës ndaj virusit ishte fshehja. Australia, në krye të thirrjeve për një hetim ndërkombëtar, akuzon Kinën për “detyrim ekonomik”.
Aleati i Xi, Vladimir Putin është një humbës akoma më i madh. Presidenti rus e mendonte vitin 2020 si mometin e përkryer për të solidarizuar pozicionin e tij dhe statusin e madh të fuqisë së Rusisë.
Një plan për të zgjatur presidencën e tij për dhjetra vjet të tjerë përtej vitit 2024 do të fitonte miratimin në një plebishit kombëtar. Moska do të priste një samit të udhëheqësve botërorë. Koronavirusi ka detyruar anulimin e të dyja ngjarjeve.
Gjatë gjithë kohës, aleanca në dukje e barabartë e Kinës me Moskën duket më shumë si strategji.
Për sa kohë, dikush mund të pyesë vetë , do të jetë i kënaqur Putin? Ai nuk mund të pres ndonjë ndihmë nga Orban.
Nëse ekuilibri global i pushtetit midis despotëve dhe demokratëve ndryshon, nuk do të jetë sepse pandemia favorizon të parën, por sepse kjo e fundit do ketë shkatërruar gjithçka.
Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al