MENU
klinika

Zgjedhjet e zgjuara të liderit rus

Edhe një kostum i verdhë i bën rusët ta adhurojnë Putinin!

25.03.2020 - 14:27

Vizita e Presidentit rus Vladimir Putin në një spital ku luftohet koronavirus, i veshur me një kostum të verdhë mbrojtës, mund të mos jetë aq e këndshme se fotot dhe paraqitjet e tij të tjera, por do të rrisë besimin e rusëve tek ai, shumë më shumë se rastet e tjera.

Kur Vladimir Putin njoftoi se do të vizitonte një spital në Moskë që trajtonte pacientët e prekur me  koronavirus, të gjithë imagjinonin një foto standard, duke shtrenguar dorën e një mjeku, duke falënderuar një infermiere, e pastaj përsëri në zyrë.

Ju lutemi, nxitoni, shofer, ka një virus vrasës atje!

Me siguri ka patur reagime të çuditshme kur ai ka thënë se donte të vishte një nga ato kostumet mbrojtëse.

Si do të dukej nëse ai dilte i veshur si supermodelja Naomi Campbell në postimin e saj në Instagram, me dorashka rozë dhe dukej sikur do të pastronte kopshtin?

Por Putin u shfaq me një kostum të verdhë, me respirator, çizme të rënda dhe dorashka kur foli me stafin e spitalit dhe vizitoi repartet për të biseduar me pacientët e pandemisë globale.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim Putinin në kalë, duke luajtur me ekipin kombëtar të xhudos, duke luajtur badminton, futboll, kjo ishte diçka pak më ndryshe.

Nuk po them se nuk do të ndodhë kurrë, por e kam të vështirë ta imagjinoj kryeministrin britanik Boris Johnson ose Presidentin e SHBA Donald Trump, kështu.

Por Putin tregon se sa i gjerë është hendeku midis stileve të udhëheqjes së këtyre tre krerëve të shtetit.

kolana e librave

Disa pyesin pse njerëzit po injorojnë thirrjet e Johnson për të qëndruar në shtëpi.

Ndërkohë, Presidenti Trump jep mendimin e tij për çështjet e ndryshme të krizës shëndetësore, duke injoruar ekspertët. Dhe kjo nuk po e ndihmon SHBA fare.

Njerëzit janë në kërkim të lidereve, të cilëve  mund të besojnë.

Dhe Putin me zgjedhjen e tij Putin dërgoi një mesazh: ‘Unë jam i gatshëm t’I ndyj duart, duke u përpjekur ta zgjidh këtë rrëmujë. Por nuk do të rrezikoj jetën time, dhe as ju nuk do ta bëni.’

Kur numri i të vdekurve nga Covid-19 të fillojë të rritet në Rusi, atëherë veprimi i shpejtë, vendimtar do të jetë më shumë se kurrë i nevojshëm.

Nuk ka vend për argumente në luftimin e këtij virusi.

Dhe Putini ka konfirmuar sërish autoritetin e tij dhe besueshmërinë me këtë vizitë në spital virusi.

Dhe, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, është një zgjedhje e mirë.

Përkthyer dhe përshtatur nga RT/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”