Të gjitha muzetë në mbarë botën, kanë mbyllur dyert… për të hapur dritaret e komunikimit. Kushtet pandemike sugjerojnë një stil të ri jetese, kushtëzim i plotë social. Asnjë prej nesh, nuk bën përjashtim: të izoluar në emër të jetës./Konica.al
Çfarë është e re në historinë e përsëritur të epidemive-pandemi, quhet teknologji dhe në këtë rast, ka marrë përparësi të jashtëzakonshme. Ne nuk mund të dalim nga katër muret, por mund të jemi kudo…
Kur thuajse gjithçka është online, arti na ofrohet jo thjesht si vëzhgues. Nga ky moment, ne jemi vetë arti: mund të krijojmë apo rikrijojmë, me gjithë admirimin, dashurinë dhe respektin për gjenitë që i lanë botës kryevepra: në mos gjeni, mund të “imitojmë” në kushte shtëpie, për të ngjallur empatinë për të bukurën edhe në rrethana “prostres”, nuk ka sesi që “rikrijimi” të mos vijë bashkë me të qeshurat pa fund… /Konica.al
Këto janë disa nga kryeveprat e “risjella” me mjete dhe “talent rrethanor”: