MENU
klinika

Vetëkarantinohen drejtori dhe dy policë

Juristi i burgut të Rrogozhinës pozitiv me COVID-19

03.04.2020 - 12:03

Juristi i burgut të Rrogozhinës pozitiv me COVID-19. Janë vetëkarantinuar dy policë dhe drejtori i Burgut të Rrogozhinës. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtoria e Burgjeve për të karantinimit të drejtorit, ka komanduar një tjetër drejtues. Ai është Genc Fejzullahu. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autoritetet kanë kryer dezinfektimin e zyrës së juristit të burgut.

“Ju bëjmë me dije se një nga Juristët e IEVP “Rrogozhinë”, pas kryerjes së tamponit ka rezultuar pozitiv dhe është vetëkarantinuar në mënyrë të menjëhershme. Theksojmë se Juristi nuk ka kontakt me asnjë person të dënuar pasi është staf civil.

Por gjithashtu dua t’ju bëj me dije se këtu bëhet fjalë për një strukturë të sigurisë së lartë dhe do t’ju lutesha që të mbani parasysh të gjitha pasojat që mund të krijohen në atë institucion dhe familjarët e të dënuarve, nëse informacioni i përcjellë mediatikisht keqinterpretohet dhe keqkuptohet”, njofton ministria e Drejtësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Asnjë rast me koronavirus, 59 teste kanë rezultuar negativë!


“Travel and Tour World”: Rekord vizitorësh

“Shqipëria, destinacioni më i kërkuar…”

Ndihmoi vëllezërit trafikantë për…

Roli i ish-drejtoreshës së Kadastrës në grupin kriminal

Pasuri e siguruar nga aktivitetet kriminale

Konfiskohet hoteli në Durrës i trafikant të drogës