10.04.2020 - 17:15
Do haja pafundësisht nga këto dhe s’do ngopesha. Po ju?
INGREDIENTËT
- 600 gram karkaleca
- ¼ gotë me miell
- ½ lugë çaji me kripë
- ¼ lugë çaji me piper
- 2 vezë të mëdha
- ¾ filxhan me kokos të thërrmuar
- ¼ filxhan me galetë
UDHËZIMET
- Në një enë kombinoni miellin, kripën dhe piperin.
- Në një tas të dytë rrihni vezët, shtoni copëzat e kokosit, ndërsa galetën e vendosni në një tas të tretë.
- Merrni karkalecat e larë dhe të qëruar, I kaloni me radhë tek tasi i parë, i dytë dhe i tretë.
- I lyeni mirë nga të dyja anët dhe më pas i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur luledielli.
- I kaloni në një pjatë ku keni vendosur më parë një kartpicetë për të thithur vajin e mundshëm. Shijojini!