MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Kina e SHBA dështuan një herë, është koha të provojnë sërish…

02.04.2020 - 16:52

COVID-19 është duke e përballur njerëzimin me provën e tij më të rëndë që nga viti 1918, kur një pandemi e gripit vrau më shumë njerëz sesa vdiqën në Luftën e Parë Botërore.

Megjithatë udhëheqësit kryesorë të dy ekonomive më të mëdha në botë, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar.

Reagimi fillestar i presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit amerikan Donald Trump ishte mohimi.

Në vend të bashkëpunimit, të dy udhëheqësit u angazhuan në beteja propagande me njëri-tjetrin.

Ministria e jashtme e Kinës fajësoi ushtrinë amerikane për shfaqjen e koronavirusit në Wuhan, dhe Trump e quajti atë “virus kinez”.

Marrëdhëniet bilaterale tashmë ishin përkeqësuar kur virusi u shfaq. Strategjia Kombëtare e Sigurisë së Trump është e përqendruar tek konkurrenca me Kinën.

Por ajo që na mëson kriza COVID-19 është se kjo qasje konkurruese ndaj sigurisë kombëtare është e papërshtatshme. Dhe COVID-19 nuk është shembulli i vetëm. Revolucioni i informacionit dhe globalizimi po ndryshojnë në mënyrë dramatike politikën botërore.

Kontrollet e përbashkëta, planet e zakonshme të emergjencave, normat dhe traktatet duhet të ndiqen si mjete për të luftuar rreziqet tona të shumta reciproke. Tarifat dhe muret kufitare nuk mund t’i zgjidhin këto probleme.

Të gjithë udhëheqësit kanë një përgjegjësi të vendosin interesat e vendit të tyre të parë, por çështja e rëndësishme morale është sesi zgjedhin të përcaktojnë ato interesa.

Bashkëpunimi është, sidoqoftë, i mundshëm midis rivalëve gjeopolitikë dhe ideologjikë.

Ka shumëçka që nuk e dimë për koronavirusin e ri. Në çdo rast, ne duhet të jemi të përgatitur për një betejë shumëvjecare, e cila do të kërkojë shkëmbimin e informacionit, zhvillimin dhe prodhimin e terapive dhe vaksinave, dhe prodhimin dhe shpërndarjen e furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore.

Kriza aktuale COVID-19 do të vazhdojë të testojë udhëheqësit amerikanë dhe kinezë. Për të siguruar që ata ta kalojnë atë, të dy palët duhet të heqin dorë nga luftërat propagandistike që pengojnë bashkëpunimin.

Si për arsyet e veta dhe humanitare, SHBA dhe Kina duhet të mendojnë për një fond të ri të koronavirusit për të gjitha vendet. Dhe ata duhet të udhëheqin bashkërisht G20 në financimin e tij.

Së fundmi, duke pasur parasysh sa njerëz akoma duhet të mësojnë nga njëri-tjetri për këtë virus të ri, SHBA dhe Kina duhet të rivendosin rrjetin e pasur të kontakteve midis shkencëtarëve dhe profesionistëve mjekësorë që ekzistuan një dekadë më parë.

Do të ishte gjithashtu mire që të formohet një komision binacional i nivelit të lartë për COVID-19, i kryesuar nga Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe Kryeministri kinez Li Keqiang.

Udhëheqësit kinezë dhe amerikanë dështuan në raundin e pare të COVID-19. Por nuk është vonë….

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkohen vullnetarë për testimin

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin

Po i shmanget përgjegjësisë?

Kinezët vdesin e presidenti zhduket!