MENU
klinika

Nga The Guardian

Koronavirusi tregon qartë sa i pakuptimtë është Brexit!

20.04.2020 - 15:11

 Ky nuk është momenti i duhur për të menduar për Brexit, por Brexit vazhdon edhe nëse ne po e ndiejmë apo jo.

Kur njerëzit janë të shqetësuar për mbijetesën, afati i dhjetorit për bisedimet e tregtisë me BE-në duket shumë larg. Covid-19 mund të ketë eklipsuar probleme më të vjetra, por ato nuk do t’i zgjidhen vetë.

Sëmundja ka ndalur negociatat dhe ka infektuar negociatorët kryesorë. Boris Johnson nuk ka kohë për Brexit.

Edhe para koronavirusit, afati i dhjetorit dukej fantazmë. Marrëveshjet kalimtare mund të zgjaten nëse një kërkesë është bërë në Bruksel deri në fund të qershorit, por Downing Street mohon të mendojë për një gjë të tillë.

Mundet, por vetëm me lejen e parlamentit, dhe Kryeministri nuk ka në mend të pyesë deputetët e tij. Nëpunësit civilë dhe disa konservatorë mendojnë se ai nuk ka zgjidhje tjetër.

Pro-Evropianët do ta shohin pandeminë si konfirmim se kërcënimet moderne nuk njohin kufij, dhe se bashkëpunimi në shkallë kontinentale është zgjidhja e pashmangshme. Secila palë do të gjejë prova për të mbështetur mendimin e tyre.

Kriza ofron shembuj të solidaritetit ndërkufitar dhe izolimit nacionalist.

Strukturat e BE-së do të evoluojnë përmes Covid-19, si dhe karakteri i projektit Evropian. Britania do të duhet të përcaktojë marrëdhëniet e saj në këtë kontekst të ri.

Gjëja e quajtur “Evropë” që ka mbizotëruar politikën britanike vitet e fundit është një krijesë e imagjinatës së euroskeptikëve.

Tani që kombi përballet me një kërcënim vërtet të frikshëm, duhet të jetë e qartë se anëtarësimi në BE nuk i përkiste kurrë asaj kategorie.

Euroskeptikët do të kërkojnë shfajësim nëse koronavirus zhytet BE në një krizë ekzistenciale, por historia gjithashtu mund t’i gjykojë ata ashpër.

Koronavirusi jo vetëm që e ka hedhur poshtë Brexitin në axhendën politike, por e bën të gjithë projektin të duket i parëndësishëm.

Rafael Behr është një kolumnist i The Guardian

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”


Rinis lufta për pushtet në BE pas zgjedhjeve

Kush janë dy rivalët kryesorë të Ursula von der Leyen

Pekini po “vjedh” në heshtje paratë e Moskës

Rusia po mbetet pa aleatë, Kina e “godet me thikë pas shpine”

Çfarë e pret vendin me “Trumpin europian” në krye

Holanda zhvendoset djathtas, krijohet qeveria e koalicionit