MENU
klinika

Rrëfimi i Marash Kumbullës

“Krenar për gjestin, Italia na ka mbështetur”

05.04.2020 - 12:49

Prestigjozja “Corriere.it” ka intervistuar një nga mbrojtësit më të mirë këtë sezon në Serie A, Marash Kumbulla. Futbollisti i Kombëtares kuqezi pohon se vjen nga Shqipëria, një ndjenjë shumë e fortë e cila e shtyn për të dhënë më të mirën nga vetja.

Kumbulla tregon se mbante një poster të Chiellinit në dhomë, ndërsa fitoren me rezultatin 2-1 ndaj Juventusit në këtë sezon, ku festonte 20-vjetorin dhe ku ishte protagonisti kryesor, nuk e harron për asnjë arsye.

Babai iu quajti “shumë serioz” për moshën tuaj. Trajneri Juric tha që Kumbulla është “tashmë burrë”. E shihni veten në këto fjalë?

Unë jam shumë serioz, është e vërtetë, por vetëm kur është e nevojshme. Unë gjithashtu mund të argëtohem. Mendoj se babai im dhe trajneri thjesht do të thotë që jam i pjekur për moshën që kam.

De Biasi, dikur trajneri i Shqipërisë, tha se të rinjtë shqiptarë ishin më të uritur se italianët. Cfarë mendoni ju?

Le të themi se të rinjtë shqiptarë vijnë nga një kulturë tjetër, e cila mbase i lejon ata të kenë më shumë stimuj dhe ambicie.

E çfarë ju japin më shumë rrënjët tuaja prej nga vjen?

Ata përcjellin një ndjenjë të fortë të përkatësisë në traditat dhe historinë e popullit tim. Është një ndjenjë që më shtyn të jap gjithmonë më të mirën time.

Po çfarë menduat kur dëgjuat fjalët e Kryeministrit shqiptar Rama që dërgoi tridhjetë mjekë dhe infermierë në Itali?

Jam krenar për një gjest të tillë, në një moment kaq të vështirë për Italinë, e cila gjithmonë ka qenë në anën e Shqipërisë, kur Shqipëria kishte nevojë për të. E falënderoj Ramën dhe mjekët që erdhën në Itali.

A është e vërtetë që ju keni posterin e Chiellinit në dhomë?

Po. Unë gjithmonë e kam admiruar vendosmërinë dhe dëshirën e tij për t’u përmirësuar. Ai është një luftëtar autentik në fushë.

Në mbrëmjen e ditëlindjes suaj ndaj Juventusit, a është e vështirë të harrohet?

Deri më tani ajo ishte mbrëmja më e mirë e jetës sime, sepse unë festova me fitoren kundër Juventusit. Dhe ne pothuajse e humbëm ndeshjen. Pas ndeshjes nuk isha në gjendje të flija për shkak të adrenalinës që kisha brenda meje: është një lojë që do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi kuqezi në qendër të merkatos

Kumbullën tani e kërkon edhe Real Madrid