MENU
klinika

Mbrojtësi kuqezi në qendër të merkatos

Kumbullën tani e kërkon edhe Real Madrid

05.04.2020 - 11:37

Listës së gjatë të skuadrave që kërkojnë Marash Kumbullën së fundmi i është shtuar është Real Madrid. Inter dhe Lazio duken dy skuadrat më afër tij, por me atë që zbulojnë mediet spanjolle, gjithçka mund të kthehet përmbys për gjigantët italianë.

Raportohet se Real Madrid po ndjek me kujdes paraqitjet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe 20-vjeçari është një nga objektivat e merkatos. Paraqitjet e tij të mrekullueshme me Verona-n nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Zidane, që po shqyrton situatën e talentit tonë.

Kumbulla ka pësuar më shumë rritje në merkato në Itali dhe Real e di mirë këtë. Raportohet se në balotazh me Kumbullën është një tjetër ballkanas. Serbi Nikola Milenkoviç gjithashtu po vëzhgohet nga madrilenët dhe një mes tij dhe Kumbullës mund të përfundojë në “Bernabeu”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën

Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”