Ngjarjet sportive mund të shtyhen në Gjermani, por gara për të pasuar kancelaren Angela Merkel, mund të mos shtyhet, sidomos tani që vendi bën përparim në luftën kundër koronavirusit.
Kryeministri i shtetit të Veriut-Rhine Westphalia, Armin Laschet, 59 vjeç dhe homologu i tij bavarez Markus Soeder, 53 vjeç, kryesojnë shtetet më të mëdha të Gjermanisë, përkatësisht nga popullsia dhe sipërfaqja dhe gjithashtu dy vendet më të prekura nga koronavirusi.
Megjithatë, dy pasardhësit e ardhshëm të Merkel janë pyetur vazhdimisht se sa shpejt do të rrafshohet kurba e koronavirusit.
Laschet është një kandidat kryesor për të qenë udhëheqësi tjetër i partisë CDU të Merkel, pasi pasardhësja e zgjedhur e kancelares, Annegret Kramp-Karrenbauer u tërhoq në fillim të këtij viti.
Si kreu i partisë së motrës bavareze të CDU CSU, Soeder gjithashtu pretendon që të paraqitet si kandidat i aleancës konservatore në zgjedhjet e planifikuara për vjeshtën e vitit 2021.
Me rritjen e testimit dhe shpërndarjen e gjerë të maskave, Laschet shpreson të rigjallërojë ekonominë gjermane shpejt pasi hyri në recesion këtë javë.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar për probleme kolaterale të tilla si papunësia dhe një rritje e dhunës në familje, dhe qeveria e shtetit të tij madje sugjeroi që shkollat të mund të rihapeshin që në javën e ardhshme.
Në mars, Bavaria ishte e para nga 16 shtetet e Gjermanisë që vendosi kufizime gjithëpërfshirëse në jetën publike, duke vepruar në mënyrë të njëanshme ndërsa shtetet e tjera hezituan.
Dhe ndërsa kryeministrat e shtetit ranë dakord me Merkel të rihapin shkollat gradualisht nga 4 maj, Soeder ka vendosur të shtyjë atë.
Lëvizjet zemëruan kolegët e tij, por bavarezët e kanë mbështetur. Një sondazh i fundit nga transmetuesi publik BR tregon se ai e ka vlerësimin e tij të miratimit 94 përqind, duke fituar pseudonimin “Kajzeri Korona”.
Ndërkohë Laschet, është shfaqur më rrallë përkrah Merkel. Dhe në mars, ai u përshkruar nga e përditshmja më e shitur në Gjermani Bild, si një shembull i “si të mos veshësh maskë” pasi u shfaq në një spital të veshur me një maskë që nuk arrinte të mbulonte hundën e tij.
Laschet dhe ministri i shëndetësisë Jens Spahn, duket se përfaqësojnë “vazhdimësinë” e politikave të Merkelit.
Ndërsa Laschet dhe Soeder luftojnë për epërsi, kandidatët e tjerë si ish-ministri i mjedisit Norbert Roettgen dhe rivali i Merkelit, Friedrich Merz , kanë bërë një hap pas.
Merz, më parë i preferuari midis votuesve të krahut të djathtë, tani është thjesht “njeriu që ulet në bordin e një prej prodhuesve më të mëdhenj të letrave higjienike në Evropë”, siç thonë analistët.
Në kohë krize gjermanët do të votojnë për njerëzit që ata besojnë se janë kompetent dhe të aftë t’i zgjidhin problemet në fjalë.
Përkthyer dhe përshtatur nga France 24/ konica.al