MENU
klinika

Kujtimi i ish-gjyqtarit

“Maradona lojtar i madh, por një njeri i keq”

30.04.2020 - 21:23

Asnjë në botë nuk ka vënë në dyshim klasin e Diego Armando Maradona-s dhe jo më kot ai është në garë me yjet e tjerë si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, por ai njihet edhe si një nga lojtarët më kontravers.

Argjentinasi pati suksese të mëdha me Argjentinën, por ka qenë i vështirë në komunikim me gjyqtarët. Gjyqtari nga Uruguaj, Edgardo Kodesal, ka folur rreth aventurës që ai pati me Maradonën, duke mos kursyer kritikat për ikonën argjentinase.

Arbitri vendosi drejtësinë në finalen e 1990, ku Gjermania Perëndimore mposhti Argjentinën me rezultatin 1-0  (shënoi gol Brehme me penallti), teksa ka zbuluar se si mund ta përjashtonte Maradonën akoma pa filluar finalja.

“Mund ta kisha përjashtuar atë akoma pa filluar ndeshja, derisa ai po lutej pa kursim gjatë këndimit të himneve. Më vonë, kur vendosa ta përjashtoja Monzon, Maradona u afrua dhe më tha se unë isha hajdut dhe i kontrolluar nga FIFA.

Pashë Maradonan të bënte gjëra të jashtëzakonshme në fushë. Si lojtar, ai ishte më i miri, por si person, ai ishte i pakënaqur dhe një nga njerëzit më të këqijë që kam takuar në jetën time”, – u shpreh gjyqtari uruguajan. Historia pas ’90-s dihet, Maradona u përfshi me kokainën dhe nuk pati shkëlqim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”