MENU
klinika

Drejt Durrësit për karantinim

Mbërrin në Rinas avioni i parë nga Turqia, 47 të riatdhesuar

18.04.2020 - 09:42

Sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me shqiptarë të riatdhesuar nga Turqia. Avioni me 47 shqiptarë është nisur këtë mëngjes nga Stambolli dhe ka mbërritur rreth orës 10:00 në Rinas.

Jashtë aeroportit presin 2 autobusë, të cilët do transportojnë qytetarët e ardhur nga Turqia drejt Durrësit, ku do të karantinohen në hotele.

Secili prej të ardhurve nga jashtë do të ketë dhomën e tij në hotel, ku do të kontrollohet herë pas here, deri kur të bëjë 14 ditë. Ndërkohë, në aeroport iu është bërë kontrolli i parë të gjithë personave të ardhur nga Turqia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Riatdhesohen 70 qytetarë të BE që ishin bllokuar në vendin tonë

Tjetër shembull solidariteti nga Shqipëria, Soreca falënderon qeverinë

"Duhet të kujdesemi për çdo shqiptar"

Koronavirusi/ Balla kërkon në interpelancë Manastirliun

Aeroporti “Nënë Tereza” njoftim të rëndësishëm për qytetarët

COVID-19/ Ndërpriten të gjitha fluturimet nga Rinasi