Problemi me një pandemi të tillë të shpejtë dhe të përhapur siç është koronavirusi është se shkencëtarët dhe mjekët e kuptojnë virusin dhe sëmundjen që ajo shkakton ndërsa situata është e mbingarkuar me fluksin e pacientëve. Njohuritë ndryshojnë pothuajse çdo ditë dhe shpesh shpërndahen përmes qindra raporteve shkencore paraprake që mjekët në terren mund të mos kenë kohë për t’i përvetësuar. Disa ekspertë mendojnë nëse shkencëtarët po shkojnë shumë shpejt në garën e synuar për të kuptuar pandeminë, duke shkaktuar më shumë konfuzion. Si pjesë e kësaj është dhe kuptimi i ri, se më shumë sesa koronavirusi, është sistemi imunitar ai që vret pacientin, pasi në terrorizim e sipër, sistemi imunitar fillon e prodhon antitrupa që shkatërrojnë dhe qelizat e shëndetshme.
Mjekët në terren raportojnë se rastet e rënda nuk zhvillojnë një “ngarkesë virale” të lartë (përqendrim të virusit) por një sindromë stuhie citokine.
“Stuhia e citokinës është një problem me të cilin ne shpesh ndeshemi në kujdesin intensiv”, thotë Rafael Máñez, drejtues i njësisë së kujdesit intensiv në Spitalin Bellvitge, gjithashtu afër Barçlos. Infeksione të tjera dhe madje disa ilaçe mund ta shkaktojnë atë. “Problemi është se ne nuk kemi një trajtim, as kundër virusit dhe as për përgjigje inflamatore”, thotë Máñez për Euronews. “Ne kemi vetëm trajtime mbështetëse, për të mbrojtur organet jetësore të pacientit”. Mjekët përdorin respiratorë, ose ilaçe për të kontrolluar presionin e gjakut ose kortikoidet për të zvogëluar inflamacionin, që ndodh atëherë kur sistemi imunitar ngarkohet aq shumë sa fillon dhe vret edhe qelizat e shëndetshme, në përpjekje për të vrarë virusin.
Një tjetër problem është përdorimi i ilaçeve për të bllokuar interlukin-6, një citokinë pro-inflamatore e prodhuar nga sistemi imunitar.
Ai thotë se stuhitë e citokinës ndodhin gjatë sezonit të gripit, por pranimet e pacientëve janë graduale. “Për shkak të shkallëve të jashtëzakonshme të infeksionit të COVID-19 ne kemi më shumë pacientë sesa mund të menaxhojmë”.
Máñez thekson se për ta përballuar sëmundjen “nuk ke nevojë për një sistem të fortë imunitar por të ekuilibruar”.