Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare dhe Qeveria e Algjerisë kanë marrë një vendim të përbashkët për të shtyrë, me një vit, Lojërat Mesdhetare që do të organizohen në Oran në vitin 2022.
Ky vendim u mor nga të dy palët pas konsultimit dhe vlerësimit të plotë të rrethanave aktuale në të gjithë botën, i ndikuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 që ka shkaktuar shtyrjen e shumë ngjarjeve ndërkombëtare sportive, mes të cilave janë Lojërat Olimpike në Tokyo, të planifikuara për verën e vitit 2021.
Shtyrja e Lojërave Mesdhetare do i afrojë akoma dhe më shumë siguri dhe cilësi zhvillimit të turneut, si dhe i jep mundësi sportistëve që të përgatiten në kushte optimale për këtë ngjarje madhore sportive. Gjithashtu i jep kohë Algjerisë që të jetë e gatshme për të pritur Lojërat Mesdhetare.
Në ditët e ardhshme pritet të caktohet edhe data e mbajtjes së turneut. Lojërat Mesdhetare zgjerojnë listën e turneve që anulohen ose shtyhen për shkak të shpërthimit të koronavirusit, ndërsa bëhet i pari që i paraprinë virusit, duke vendosur ta shtyjë 1 vit para nisjes zyrtare. Pjesë e Lojërave Mesdhetare është edhe vendi ynë.