MENU
klinika

"Ishte spaçatori im"

“Mos lexoni romane!”/ Kastro Zizo në mbrojtje të Ermalit

24.04.2020 - 12:11

Zizo ka publikuar një video të vjetër ku bashkë me Ermal Mamaqin predikojnë leximin e librave përmes një videoje humoristike. Videoja vjen në një kohë që miku i tij moderator, është kritikuar shumë për këshillën që u jepte ndjekësve për të mos lexuar romane.

“Lexo 1 libër! Kjo video është e 2017-s dhe në atë kohë @ermalmamaqiofficial ishe “spacatori” im ?. Për pak kujtesë. Regjisuar mjeshterisht nga @enkelgurakuqi”, shkruan Kastro i cili i del në mbrojtje Mamaqit.

Pak ditë më parë u krijua një debat i madh në rrjetet sociale, pasi Ermal Mamaqi predikonte mosleximin e romaneve.

Moderatori i njohur dha disa këshilla në Instagram sesi të përmirësojmë veten në këto ditë karantine, dhe një nga këshillat e tij ishte, leximi i librave që kanë vlerë e që lidhen me profesionin, dhe jo i romaneve që sipas tij i lexojnë vetëm pensionistët dhe të pasurit që e kanë në terezi.

“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Vetëm pensionistët. Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, u shpreh moderatori.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi një valë reagimesh, madje edhe nga vetë botuesja Arlinda Dudaj, e cila shprehej se Ermali do të mbahet mend si “i vetmi opinionbërës që predikon mosleximin”