MENU
klinika

Gjeni lajtmotivin tuaj, nga Mark Tuein

Njeriu është kafsha e vetme, e cila skuqet. Ose duhet të.

21.04.2020 - 18:05

           Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuein), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij: “The Adventures of Tom Sawyer” (“Aventurat e Tom Sojerit”, 1876), si dhe për (“Adventures of Huckleberry Finn”) (“Aventurat e Hakëllberri Finit”), që më vonë njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Tuein u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi “Huckleberry Finn” dhe “Tom Sawyer”, vepra që i shkroi me makine shtypi.

Mes thënieve të mëposhtme, zbuloni karakterin dhe gjenialietin e ndjeshmërisë së lartë dhe mendjemprehtësisë:

Patriotizmi mbështetë shtetin tuaj gjatë gjithë kohës, dhe qeverinë tuaj kur ajo e meriton.
Guximi është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës.
Të heqësh dorë nga duhani është puna më e lehtë në botë. E di sepse e kam bërë vetë mijëra herë.
Kur isha djalosh me 14, babai im ishte aq injorant sa që mezi mund të duroja të e kisha plakun rreth meje. Por kur i bëra 21, isha i befasuar se sa plaku kishte mësuar për shtatë vite.
Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi mbi njeriun i cili nuk mund t’i lexojë ato.
Më mirë një premtim i thyer, se asnjë premtim.
Kur je në dyshim thuaje të vërtetën.
Kam kaluar shumicën e jetës duke u merakosur mbi gjërat të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur.
Blejnë tokë, nuk po prodhojnë më.
Sa më shumë gjërat janë të ndaluara, aq më të njohura bëhen ato

Mos i lejoni shkollimit t’i pengojë edukimit tuaj.
Sa më shumë e sqaron, aq më shumë nuk e kuptoj.
Kur isha më i ri mbaja në mend çdo gjë, kishte ndodhur apo jo.

Sinqeriteti është politika më e mire – kur ka para në të.
Nuk është madhësia e qenit në dyluftim, është madhësia e dyluftimit në qen.
E gjitha që të duhet është injoranca dhe vetëbesimi; suksesi është i sigurt.
Mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
Le të supozojmë se je idiot dhe le të supozojmë, se je anëtar i Kongresit; por, po përsëritem.
Klima është çfarë presim, moti është çfarë marrim.
Njeriu i cili kap macen nga bishti mëson diç, që në asnjë mënyrë tjetër mund ta mësojë.
Asnjëherë nuk kam lejuar që shkollimi im, t’i ndërhyjë edukimit tim.
E pyeta Tomin nëse shtetet gjithmonë kërkojnë falje kur bëjnë gabime dhe ai tha: “Po, të voglat kërkojnë.”

Informacioni më interesant vije nga fëmijë, pasi që ata thonë gjithë atë që dinë dhe pastaj ndalen.
Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
Është nga mirësitë e Zotit që në shtetin tonë ne kemi këto tri gjëra të pa thëna të çmueshme: lirinë e fjalës, lirinë e vetëdijes dhe maturinë për të mos praktikuar asnjërën nga këto.
Kur gjuan për dashuri, josh me zemër jo me tru.
Shumë gjëra të vogla, janë bërë të mëdha përmes llojit të përshtatshëm të marketingut.
Kur njerëzit nuk na respektojnë jemi tepër të dëshpëruar; ndërsa askush nuk e respekton veten edhe aq.
Raca njerëzore ka një armë vërtetë efektive dhe kjo është e qeshura.
Personi i cili nuk lexon nuk ka përparësi mbi personin i cili nuk mund të lexojë.
Dallimi mes fjalës së duhur dhe fjalës gati të duhur është sikur dallimi mes rrufesë dhe xixëllonjës.
Rrobat e bëjnë njeriun. Njerëzit e zhveshur kanë pak ose aspak ndikim në shoqëri.
Le të jetojmë ashtu që kur të vdesim edhe sipërmarrësit t’i vije keq.
Kur nevrikosesh, numëro deri në katër; kur je shumë nervoz, betohu.
Kujdes nga librat e shëndetit. Mund të vdisni nga një gabim shtypi.
Nuk mora pjesë në varrim, por dërgova një letër lajmërimi duke thënë se kam miratuar atë.
Gjithmonë respekto eprorët, nëse ke ndonjë.
Njeriu është kafsha e vetme, e cila skuqet. Ose duhet të.
Bëhu i mirë dhe do të jesh i vetmuar.

Bëje detyrën tënde sot dhe pendohu nesër.
Nëse librat nuk janë shoqëri e mirë, ku do ta gjeje atë?
Rrobat nuk e bëjnë thjeshtë njeriun, rrobat janë njeriu.

Për të pasur sukses në jetë nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në vete.
Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë.
Mos ec vërdallë dhe të thuash se bota të ka borxh një jetë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ishte më parë këtu.

Pleqëria është çështje e mendjes mbi materien. Nëse nuk ia vë mendjen, nuk është me rëndësi.
Sekreti i të ecurit përpara është të fillosh.
I merr faktet së pari, pastaj mund t’i shformosh si të duash.
Nuk mund të varesh nga sytë, kur imagjinata është jashtë përqendrimi.
Është më mirë të mbash gojën të mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë se je budalla dhe pastaj të e hapësh e të largosh të gjithë dyshimin.
Mirësia është gjuha që mund ta dëgjojnë të shurdhët dhe ta shohin të verbrit.
Të frikuarit nga vdekja pason nga të frikuarit nga jeta. Njeriu i cili jeton në tërësi është i përgatitur të vdes në çdo kohë.

Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për pushim dhe për reflektim.
Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për reformim.
Shokët e mirë, librat e mirë dhe ndërgjegjja e fjetur: kjo është jeta ideale.
Mënyra më e mire të gëzosh veten është të tentosh të gëzosh ndonjë tjetër.
Mungesa e parasë është rruga e të gjitha të ligave.
Me sa duket, nuk ka asgjë që nuk mund të ndodhë sot.
Nëse e thua të vërtetën, nuk duhet të mbash asgjë në mend.
Të gjitha përgjithësimet janë gabim, duke përfshirë edhe këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Satira dhe humori i pavdekshëm

Mark Tuein shkrimtari parashikues i saktë

Pse do lexuar e gjithë biblioteka e tij?

Mark Tuein

Lexo 10 librat e të gjitha kohërave!

Je në izolim, a në injorancën që vetë e zgjodhe?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit