MENU
klinika

Çfarë rreziku kanë këta persona?

Nuk keni shpretkë ose është e vogël dhe jofunksionale?

27.04.2020 - 15:17

Asplenia kongjenitale e izoluar është një gjendje në të cilën individëve të prekur u mungon shpretka (asplenia) , por nuk kanë anomali të tjera zhvillimore. Ndërsa shumica e individëve me këtë gjendje nuk kanë fare shpretkë, disa njerëz kanë një shpretkë shumë të vogël, jofunksionale (hiposplenizëm).

Shpretka luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Ky organ është pjesë e sistemit limfatik, i cili prodhon dhe transporton lëngje dhe qeliza imune në të gjithë trupin. Shpretka prodhon qeliza të caktuara të sistemit imunitar të quajtur fagocitet që ndihmojnë në largimin e baktereve nga gjaku, në mënyrë që të parandalojnë infeksionet.

Shpretka gjithashtu ruan qeliza të veçanta të gjakut që luftojnë pushtuesit e huaj deri sa ato të jenë të nevojshme dhe filtron qelizat e vjetra të gjakut . Për shkak se njerëzve  me aspleni kongjenitale të izoluar u mungojnë këto funksione imune, ata janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve bakteriale.

Njerëzit me aspleni kongjenitale të izoluar janë të prirur për të zhvilluar infeksione të rënda, të përsëritura. Infeksionet më së shpeshti prekin tërë trupin (sepsë), membranën që mbulon trurin dhe palcën kurrizore (meningjiti), ose veshët (otiti media). Infeksionet shkaktohen më shpesh nga bakteret Streptococcus pneumoniae.

Pa kujdes parandalues dhe trajtim të duhur, infeksionet e shpeshta të shkaktuara nga asplenia kongjenitale e izoluar mund të jenë të rrezikshme për jetën.