MENU
klinika

Prof. Guido Silvestri

“Optimizimi nga njohja”dhe sugjerimet e epidemiologut të njohur

18.04.2020 - 08:36

Nga: Arvena Hila/ Reumatologe Milano, Itali 

Ketu ju perktheva mendimin e profesor GUIDO SILVESTRI per te cilin kam nje admirim aq te madh sa ju them ta ndiqni te gjithe, une tani nuk i vertetoj me postet e tij i besoj dhe pike (me perpara vertetoja para se ti besoja).

Une kesaj i them te sqarosh shkurt dhe sakte shume gjera qe jane te veshtira per tu kuptuar nga dikush qe nuk eshte i fushes!!!

OPTIMIZMI QE VJEN NGA NJOHJA

1. NUMRI ME I RENDESISHEM
Dalengadale “numrat” ne Itali po’ shkojne me mire. Por kesaj here do doja te arsyetoja mbi numrin qe po bindem te jete me i rendesishmi nga te gjithe. E kam fjalen per numrin e te shtruarve ne terapi intensive. Pse eshte i rendesishem? Sepse nga te gjithe numrat eshte ai me i besueshmi (flm Erjon Panajoti qe me the si perkthehej) – ne fakt rastet e konfirmuar positiv varen shume nga numri i tamponeve te kryer edhe numri i te vdekurve ka vene shume dyshime e polemika. (ata qe vdesin ne shtëpi)
Ne te kundert mbi numrin e shtrimeve ne terapi intensive ka pak per tu diskutuar, sepse jane ato e pike (une shtoj ky fakt me ben te mendoj mua se mqs ky numer nuk ishte i larte perpara se te fillonin rastet ka pak mundesi qe virusi te ishte ne itali ne forme epidemike me pare se 30-45 dite nga rasti i pare i konfirmuar).
Ne kete kuptim duhet te shikojme se ne 5 ditet e fundit nr i te shtruarve ne terapi intensive eshte ulur ne menyre konstante: 3.442 – 3.260 – 3.186 – 3.069 – 2.936.
Eshte ulje e ngadalte, s’ka dyshim, dhe e dime se shume nga keta te shtruar per fat keq nuk do ia dalin, por eshte nje ulje konstante, qe tregon ne menyre gjithnje e me bindese qe po dalim nga pjesa me e keqe e epidemise.

2. PERDITESIM MBI VAKSINAT
Permbledhje e gjendjes aktualisht, me ndihmen e shokut Wayne Koff, president i Human Vaccine Project. Sot ka plot 78 kandidate vaksinash per COVID-19 ne faze zhvillimi pre-klinik, e 5 ne studim klinik te fazes-I (siguria e immunogeniciteti). Keto te fundit jane nje vaksine me RNA qe kodifikon per proteinen S (spike) prodhuar nga Moderna; nje vaksin me vektor Adeno-5 qe shpreh proteina S te prodhuar nga CanSino Biologicals; nje plasmid DNA qe kodifikon per proteinen S prodhuar nga Inovio Pharmaceuticals; dhe dy metodika ne te cilat qelizat qe prezantohne antigjenin (antigen presenting cells) jane transduktuar me vektor lentiviral qe shprehin SARS-CoV-2 (prodhuar nga Shenzhen Geno-Immune).

Per tu kujtuar qe SARS-CoV-2 eshte nje virus me RNA i afte te ndryshojo (mutacione), por nuk ka zonat e ipervariabilitetit tipik te HIV-it, epatitit C dhe grupit = influenza (te gjithe virus per te ciket nuk kemi vaksina ose i kemi me efikasitet te limituar). Ne fakt vaksina efikase kunder SARS e MERS jane demosteuar efikase tek kafshet. Per kohen, skenari me optimist shikon nje vaksin me efikasitet te demostruar klinike gati per perdorim mbas 15-18 muaj.

3. DIKUJT I PELQEN I FTOHTE 
Canada-ja dhe Australia jane dy vende te larget por shume te ngjashem. Kane te dy te njejten popullate (rreth 30 milion banore) e shperndare ne nje territor te madh, kane sistem te njejte qeveritar, nje tradite te forte demokracie e lirie, dhe nje sherbim sanitar publik dhe universal. Perballe pandemise te COVID-19, Canada-ja dhe Australia vune ne fuqi masa te ngjashme te “izolimit social” dhe me kohe shume te ngjashme. Vdekjet e para nga COVID u verifikuan ne te dy shtetet ne 9 mars, dhe ne 10 mars kishte 98 raste aktiv ne Canada dhe 107 ne Australia. Dergojme filmin perpara deri tek dje, 16 prill, e zbulojme qe Canada-ja ka 28.379 raste e 1.010 vdekje te konstaktuara, kurse Australia ka 6462 raste e 63 te vdekur.

A duhet t’ju them cfare ka shume ndryshe midis Canda-se dhe Australi-se? [Sygjerim: nuk e kam llafin per afersine me USA ose me shkembimet komerciale me Kinen]. Sinqerisht nuk e di se cfare duhet te beje ky virus i shkrete per te na bindur se atij, ne ndryshim nga M. Monroe, i pelqen i ftohte.
(Shtese nga une, profesori pak dite me pare thoshte te njejten gje per faktin se ne jugun e Italise edhe mbas emigrimit nga Lombardia nuk pati aq shume raste sa pritej si ne Lombardi dhe kishte dhene gjithashtu rastet e te gjithe shteteve duke i ndare si lartesi nga ekuatori dhe si ndarje kulturore e sociale dhe dilte ne te njejtin perfundim, shikojeni po patet kohe se ishte i mrekullueshem).

4. NUMRAT GJERMAN
Ne linkun ne fund shikoni mikun tim Hendrik Streeck, mjek e shkencetar berlinez qe ka kakuar 10 vjet ne Harvard dhe eshte kthyer ne Gjermani per te drejtuar Istituto e Virologjise ne Universitetin e Bonn-it. Hendrik eshte nje leader ne kerkimet mbi COVID-19 ne Gjermani, dhe ka egzaminuar modaliteter e trasmetimit te virusit ne 1000 persona te infektuar ne Heinsberg, qe eshte nje epiqender e epidemise gjermane. Rezultati, shume interesant, eshte se cdo rast i vetem mund te sillet nga kontaktet e ngushta (familja, bashkejetesa, spitali, shtepi azili) nderkohe ASNJE RAST nuk vjen nga ristorante, parrukeri, supermercate e dyqane te ndryshme.

Hendrik dhe te tijet kane kerkuar ne menyre te perseritshme virusin ne brava, porta, telefon e bagno publike, pa e gjetur kurre. Kjo eshte njesoj si te dhenat e Wuhan, ku gati te gjithe rastet ishin te lidhur mw “clusters” familjare. Si thote i madhi prof Lopalco, ky virus infekton shume jo sepse eshte dreqmerisht infektiv, por sepse gjen shume “suscettibili” @erjon please ne shqip si eshte? (me fjale te tjera: ka pak imunizim ne popullate).

5. STUDIMI I HARVARD-it PER FASEN-2
Ne keto dite kemi folur shume per “rihapje”, per fasen-2, dhe mbi tranzicionin pandemi—endemi. Mbi kete Roberto Burioni dhe une kemi shperndare para dy ditesh nje propozim ne te cilin u bashkuan shoqata te ndryshme mjekesore e shoqeri shkencore.

Dje revista prestigjose Science ka publikua nje artikull te Lipsitch, ne Harvard, ne te cilin thuhet e njejta gje.. dmth nevoja e monitorimit ne popullsi, si te infeksioneve aktive (me tampone) si imunizimi (me teste sierologjike). E kjo per te pasur te dhena qe pastaj te na drejtojne drejt nje pergjigje fleksibel dhe kthimin e mundur te virusit ne fund te 2020. ”

Për lexuesin:

Prof. Guido Silvestri, lindur ne Itali dhe zhvendosur prej vitesh ne Amerike, eshte nje nga virologet me te famshem ne nivel boteror!

Nder te tjera, ai eshte:
– Profesor dhe drejtor i dipartimentit te Patologjise dhe Mjekesise se Laboratorit ne Universitetin Emory te Atalantes.
– Eshte nje nga ekspertet me te medhenj per AIDS.
– Drejtor i Divizionit të Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Primate Yerkes
– Anëtar i Qendrës së Vaksinave Emory.
– Që nga viti 2013 eshte redaktor i revistes shkencore Journal of Virology, revista më e vjetër dhe më e cituar e virologjisë në botë.
– Nga viti 2011 kryn redaktime dhe ne PLoS Pathogens, një nga revistat e Bibliotekës Publike të Shkencave.
– Nga viti 2018 ai është President i këshillit shkencor të Agence Nationale pour la Recherche sur le SIDA, ANRS, agjensia qeveritare franceze që koordinon kërkimet për SIDA, hepatitin dhe sëmundjet virale të shfaqura.
– Me miqtë dhe koleget e tij Roberto Burioni (virolog) dhe Pierluigi Lopalco (epidemiolog) ai është nxitësi i Paktit Transversal për Shkencen – PTS (Qëllimi kryesor qe ky pakt të sjelle prova shkencore në bazat e legjislacionit dhe zgjedhjeve qeveritare të të gjitha partive politike, në të gjithë bordin). Jane gjithashtu një mjet operativ dhe një kembane tingëlluese për të gjithë qytetarët që duan të luftojnë mashtrimet dhe lajme e rrema në fushën mjekësore-shkencore, ne luften kunder sharlataneve dhe pseudo-mjekeve.
Qellimi i plataformes eshte te promovoje kulturën e shkencës dhe metodën shkencore përmes programeve arsimore dhe informative në shkolla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Për kurimin e koronavirusit

A duhet të shmangni vërtet ibuprofenin?

"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!