MENU
klinika

Asnjë aktivitet para shtatorit

Pandemia prek muzetë në Amerikë

27.04.2020 - 11:56

        Autoritetet e Muzeut Metropolitan të Artit në Manhattan, po përgatiten për një rënie ekonomike, për shkak të pandemisë, rënie që mund të jetë më e rëndë sesa u parashikua fillimisht.

Përballja me një mungesë të mundshme për vitin e ardhshëm fiskal që mund të shkojë deri në 150 milionë dollarë – 50 për qind më shumë se ajo që ishte parashikuar në mars – bëri që muzeu të njoftojë për largime nga puna më shumë se 80 punonjës dhe ekzekutime të shkurtimeve të pagave për 20 për qind në një letër për stafin.

“Edhe pse ne nuk jemi imunë nga ndikimi i kësaj pandemie, jemi një institucion i fortë dhe i qëndrueshëm dhe do të mbetemi të tillë” – ka thënë Daniel Weiss, president dhe shef ekzekutiv i muzeut, në një deklaratë.

“Dy objektivat tona kryesore mbeten sigurimi i shëndetit dhe komunitetit dhe mbrojtjes gjendjen financiare të muzeut”.

Një zëdhënës i muzeut, tha se do të arrijnë deri në një ulje prej 26 për qind të stafit, në të gjitha shërbimet e vizitorëve dhe departamentet e shitjes me pakicë, për shkak të një rënie të pritshme të pjesëmarrjes për një periudhë të qëndrueshme kohore.

Anëtarët e stafit të prekur nga situata, do të paguhen gjatë javës së parë të qershorit. Muzeu kishte planifikuar më parë, të rihapej në korrik, por tani po shikon më larg në të ardhmen, pasi u detyrua ta anulojë festimin e 150-vjetorit, për këtë verë. Përballë perspektivës së errët të një rikuperimi të shpejtë nga pandemia, shumë muze tani po ndryshojnë ngjarjet në kalendarët e tyre, për vjeshtën dhe po parashikojnë mbyllje më afatgjata.

Të martën, muzeu “Isabella Stewart Gardner Museum” në Boston, anuloi të gjitha aktivitet deri në mes të shtatorit, për shkak të COVID-19. “Situata aktuale, na ka detyruar të bëjmë një vështrim realist” – ka theksuar drejtoresha e muzeut, Peggy Fogelman, në një komunikatë. “Ky ishte një vendim i dhimbshëm, por e dimë se është në interesin dhe sigurinë e vizitorëve tanë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I pari teatër shqiptar

‘Dasma e Lunxhërisë’ më 1874

Profeti Muhamed për krishtërimin

“Askush prej myslimanëve nuk guxon”