MENU
klinika

"Receta e mamit"

Penne me spinaq dhe domate të thara

02.04.2020 - 17:21

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona
Nuk dini se çfarë të gatuani sot për drekë? Ja tek e keni një ide të mirë pa shumë kosto….

INGREDIENTËT

  • 1 pako penne
  • 200 gram kërpudha
  • ½ filxhan me domate të thara
  • 3-5 thelpi hudhra
  • 1 ½ filxhan me qumësht
  • 2/3 filxhan me lëng perimesh
  • ½ lugë çaji me hudhër pluhur
  • Borzilok të freskët
  • 150 gram spinaq
  • 125 gram domate të thata
  • ¼ lëng limoni
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me ujë e kripë, zieni si zakonisht pennet.
  2. Sapo të kenë zierë i kulloni dhe i lini mënjanë.
  3. Ndërkohë në një tigan me pak vaj, skuqni kërpudhat me hudhrat përreth 7 minuta. I shtoni lëngun e limonit.
  4. I shtoni edhe domatet e thata. I përzieni dhe i lini për gati 5 minuta.
  5. Shtoni spinaqin, qumështin, lëngun e perimeve dhe hudhrën pluhur. I përzieni mirë derisa të kombinohen. I lini për 5 minuta.
  6. Shtoni pennet në tigan dhe i trazoni mirë. I shtoni sipër borzilokun e copëtuar. Provojeni nëse ka nevojë për më shumë kripë apo piper.
  7. Shërbejeni pastat e ngrohta. Ju bëftë mirë!