MENU
klinika

6 arsyet e pazakonta

Përse duhet ta shmangni gotën e ujit kur flini?!

22.04.2020 - 16:21

Shumica e mjekëve rekomandojnë të pini 8 gota ujë në ditë për të qëndruar të hidratuar. Sidoqoftë, mbajtja e ujit pranë shtratit tuaj mund të mos jetë aq e dobishme sa keni menduar.

Më poshtë 6 arsyet, përse është më mirë të konsumoni ujë të freskët, sesa atë gotën që ka qendruar me orë të tëra e hapur në dhomën tuaj.

Disa mbeturina mund të depozitohen në fund të gotës suaj 

Why You Should Avoid Leaving a Glass of Water Near Your Bed

Miza, insekte, pluhura etj mund të përfundojnë tek gota juaj dhe ju mund ta konsumoni pa e vënë re.

Ujit mund t’i ndryshojë shija 

Why You Should Avoid Leaving a Glass of Water Near Your Bed

Nëse e mbushni gotën tuaj me ujë nga çezma, me siguri përmban klor që shtohet për dezinfektim. Por klori do të fillojë të avullojë gjatë orëve të natës, duke ndryshuar shijen e ujit.

Uji shndërrohet në mjedisin perfekt për bakteret 

Kur merrni një gllënjkë ujë, transferoni miliona baktere nga goja juaj në gotë dhe më pas në ujë. Kështu që nëse vendosni të pini pak ujë nga ajo gotë në mbrëmje teksa përpiqeni të bini në gjumë, mikrobet do të futen brenda dhe do të shumohen në mëngjes.

Eshtë një rrezik i mundshëm zjarri 

Why You Should Avoid Leaving a Glass of Water Near Your Bed

Pra, nëse vendosni një gotë ujë pranë shtratit tuaj dhe pastaj gjatë natës aksidentalisht e rrëzoni,  uji mund të derdhet duke shkaktuar një kërcënim të mundshëm të një qarku të shkurtër.

Uji bëhet më acidik 

Why You Should Avoid Leaving a Glass of Water Near Your Bed

Kur e lini ujin jashtë në një gotë të hapur, ai mund të thithë një sasi të vogël të dioksidit të karbonit, duke ndryshuar ekuilibrin e tij të pH. Si rezultat, uji mund të bëhet pak më acid me një nivel pH më të ulët. Nuk do të ndikojë në shëndetin tuaj, por mund të ndryshojë shijen e ujit, duke e bërë atë më pak të këndshme për t’u pirë.

Mund t’ju shpërqendrojë dhe t’ju japë probleme me gjumin 

Why You Should Avoid Leaving a Glass of Water Near Your Bed

Konsumi i ujit gjatë natës mund të çojë si rrjedhojë në urinime të shpeshta. Kjo prish ciklin e gjumit tuaj, duke çuar deri në pagjumësi.