MENU
klinika

Si pandemia ia prishi planet Putinit

“Pushteti i përjetshëm” ka mbetur thjesht ëndërr…

16.04.2020 - 16:32

Opozita ruse gjatë 20 viteve të gjata të sundimit të Presidentit Vladimir Putin ka besuar vazhdimisht 3 gjëra.

E para është se regjimi i Putinit do të marrë fund.

Së dyti, udhëheqësit e Kremlinit do të marrin fund kur të bien çmimet e naftës.

Së treti, Putini më në fund duket se ka nisur një zugzwang.

“Zugzwang” është term shahu që do të thotë se pa marrë parasysh se çfarë lëvizje bëni, pozicioni juaj do të përkeqësohet.

Unë di jo më pak se 100 herë që gazetat liberale (të tre dhe gjysma e tyre) e kanë deklaruar Putinin në një zugzwang.

Dita më në fund ka ardhur, megjithatë, këtë here dhe une mendoj se Putin me të vërtetë e gjen veten në nje zugzwang kete here.

Megjithëse ai nuk shqetësohet shumë për koronavirusin, Putinit i ka prishur shumë punë situata.

A do të thotë kjo që autoritetet ruse mund ta konsiderojnë këtë si një sukses dhe të lehtësohen disi?

Jo. Putin ka premtuar se votimi për ndryshimet kushtetuese do të zhvillohet.

E megjithatë, me çdo javë që kalon, perspektivat për një votim të tillë duken gjithnjë e më të largëta.

Dhjetra miliona rusë kanë humbur të gjithë ose një pjesë të të ardhurave të tyre, janë të izoluar dhe nuk marrin asnjë ndihmë financiare.

Tani imagjinoni nëse, pas gjithë kësaj, Kremlini befas njofton se qytetarët mund të shkojnë të votojnë. Sigurisht, autoritetet thjesht mund të hedhin të gjitha votat “jo” në plehra, por ky do të ishte një veprim i rrezikshëm nëse më shumë sesa, për shembull, 50 përqind e njerëzve  do të kenë kundërshtuar ndryshimet.

Nëse kjo nuk është një zugzwang, unë nuk e di se çfarë është.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Moscow Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s