MENU
klinika

Koronavirusi

Rama jep njoftimin: Ja zonat ku do lejohet më shumë liri lëvizje

24.04.2020 - 14:21

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” ka njoftuar qytetarët për zonat, ku do të bëhet një relaksim i lëvizjeve.

Rama tha se do të bëhet relaksim lëvizjesh në qarkun Gjirokastër, në qarkun Dibër, por edhe në Librazhd, në Pogradec, Divjakë e Himarë.

“Kancelarja gjermane na ka vënë në dispozicion një grup ekspertësh gjermanë, me kërkesën time. Mos përdorni kot më kot shembuj Gjermania, Suedia, Norvegjia etj. Ua konfirmoj se edhe me ekspertë gjermanë kemi provuar saktësinë tonë strategjike. Ekspertët që kanë mandat institucional na kanë dhënë të drejtë.

Nga fillimi i javës tjetër do ketë relaksim më të madh në disa zona të vendit, jo në Tiranë, ku ka shumë popullatë. Do lejohet lëvizje e relaksuar ku ka risk të ulëtQarku Gjirokastër e qarku Dibër do jetë zonë që do ketë më shumë lehtësim lëvizjesh, edhe Divjaka, Saranda, Himara do kenë liri lëvizjeje. Pogradec, Përrenjas e Librazhd janë po ashtu zona me rrezik të ulët”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se ekonomia ngrihet e bie, por jeta e njeriut nuk kthehet dot më.

“Ju lutem shumë ndërgjegjësohuni e kuptoni se koronavirusi ka ardhur këtu për të na shtuar hallet, por padyshim që ne do të trajtojmë sic duhet. Ekonomia ngrihet e bie, të vdekurit nuk ringjallen dot më. Sa më shumë të hapemi, kërkohet balancë më e fortë. Individi duhet të ketë një rol të rëndësishëm, i secilit prej nesh”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra

Ahmetaj: Ja çfarë synon plani A i Ramë!

“Vetëm këtë muaj do humbasim 70 mln USD”


Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!