14.04.2020 - 16:38
Receta per: 2 persona
INGREDIENTËT
- 1 bukë e rrumbullakët
- Disa gjethe borziloku
- 2 domate
- Mozzarella e freskët
- Pesto e çastit
- Vaj ulliri
UDHËZIMET
- Bukën e ndani në feta-feta.
- E lyeni secilën me sasinë e dëshiruar të pestos.
- Shtoni nga 1 fetë djathë mozzarella, 1 fetë domate, pak borzilok dhe sipër i vendosni feten tjetër të bukës.
- E lyeni bukën me pak vaj ulliri, me ndihmën e një furçeje. E lyeni nga të dyja anët.
- Tani e fusni në toster dhe për 4 minuta sanduiçi kaprez është gati për t’u ngrënë!