MENU
klinika

Nga New York Times

Si Greqia, “fëmija problematik”, na surprizoi të gjithëve…

29.04.2020 - 14:52

Për vite me radhë, Greqia është parë si një nga anëtarët më të dobët të Bashkimit Evropian, e goditur nga një krizë financiare, korrupsion dhe paqëndrueshmëri politike. Por në pandeminë e koronavirusit, vendi është shfaqur si një surprizë: Përhapja e koronavirusit duket të jetë shumë më e kufizuar nga sa pritej.

Ndërsa virusi përhapet në Evropë, shumë Grekë kishin frikë nga më e keqja: Ata do të ishin Italia apo Spanja tjetër.

Mbi të gjitha, sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit ishte dobësuar nga një dekadë e gjatë krize. Dhe Greqia ka një nga popullsitë më të vjetra në BE, duke e bërë atë shumë më të rrezikuar nga sëmundja. Por numri i vdekjeve të raportuara dhe njerëzve në kujdes intensiv në Greqi ka mbetur I vogël krahasuar shumë kombe të tjera evropiane.

Tani, një vend që është mësuar të shihet si një “fëmijë problematik” nga BE, mezi pret të rihapë ekonominë e tij.

Për shkak se Greqia ka testuar një përqindje shumë të vogël të popullsisë së saj, është e pamundur të dihet se sa gjerësisht është përhapur virusi në vend. Por vdekjet e saj totale kanë qenë të ulta, 138 në një popullsi prej rreth 10.7 milion, një surprizë për ekspertët, veçanërisht duke pasur parasysh popullsinë e moshuar. Dhe një lehtësim i madh.

Të martën, pak më shumë se një muaj pasi qeveria vendosi izolimin e plotë, kryeministri njoftoi një date për lehtësimin gradual të kufizimeve dhe kthimin e vendit në këmbë.

Vetëm 69.833 njerëz janë testuar për virusin në Greqi, por ekspertët pajtohen se vendimi i vendit për të zbatuar me shpejtësi masat e distancimit shoqëror dhe për të forcuar sistemin e tij të kujdesit shëndetësor ndihmoi në frenimin e shpërthimit.

Greece tightens measures, all new arrivals will be quarantined ...

Më 27 shkurt, një ditë pas konfirmimit të rastit të pare me Covid-19 në Selanik, qyteti i dytë më i madh në Greqi, qeveria anuloi Karnavalet vjetore. Më 11 mars, ajo mbylli shkollat. Dy ditë më vonë, Greqia kufizoi udhëtimet dhe mbylli kafenetë, restorantet, bibliotekat dhe muzetë.

Së shpejti, kushdo që vinte nga jashtë, duhej të kalonte një karantinë të detyrueshme dy-javore ose të rrezikonte një gjobë prej rreth 5400 dollarë (4,330 £). Të gjithë në vend kërkohej të njoftonin qeverinë sa herë që dilnin nga shtëpitë e tyre, edhe nëse do të shëtisnin qenin.

“Ne vepruam me paramendim,” tha Giorgos Gerapetritis, ministri grek i shtetit. “Ne me vetëdije preferuam të bënim një sakrificë financiare sesa të sakrifikonim jetë njerëzish” tha ai.

Që nga kjo javë, ka pasur 2.566 raste të reja me koronaviruse të raportuara në Greqi. Belgjika për shembull, ka raportuar 47.334 infeksione dhe 7331 vdekje, edhe pse vendet kanë pak a shumë popullsi të njëjtë.

“Mobilizimi ishte shumë i shpejtë,” tha Anastasia Kotanidou, profesoreshë e asociuar në Departamentin e Kujdesit Kritik të Universitetit të Athinës dhe president e Shoqatës Greke të Kujdesit Intensiv. Pa atë, tha ajo, sistemi i kujdesit shëndetësor nuk do të kishte mundësi të trajtonte sëmundjen.

Në të gjithë vendin, shumë Grekë pranuan mënyrën e re të jetesës, madje hoqën dorë nga zakonet e mëparshme, si mbledhja në grupe për të pjekur qengja në Pashkën Ortodokse. Kjo mund të ketë qenë e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë.

Pavlos Eleftheriadis, një drejtor në pension i skenës në teatrin kombëtar në Greqinë Veriore, tha se ishte i befasuar për mirë nga përgjigjja e qeverisë ndaj shpërthimit. “Ndihesha krenar që ekziston një shtet,” tha Eleftheriadis, i cili është nga Selaniku. “Ka politikanë që i dëgjojnë shkencëtarët.”

Por për të gjitha sukseset e qeverisë deri më tani, ajo është përballur me disa kritika.

Më pak se 1 përqind e popullsisë është testuar për virusin në Greqi, duke ngritur shqetësime për saktësinë e shifrave. Testimi është përqendruar tek personat me simptoma dhe ata që kanë qenë në kontakt me raste të konfirmuara, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë. Njerëzit që vijnë në vend nga jashtë po testohen gjithashtu.

Ka pasur edhe përhapje të koronavirusit në kampe refugjatësh. Dhe, pavarësisht thirrjeve për evakuimin e tyre, disa migrantë janë liruar.

Coronavirus Pandemic to Wane in Greece in May, Expert Says - Greece Is

Dhe disa të tjerë shqetësohen për sjelljet abuzive nga oficerët e policisë që thuhet se përdorin më shumë force seç duhet.

Fani Kounturi, ndihmës profesor i shkencave politike dhe komunikimit politik në Universitetin Panteion në Athinë, tha se kënaqësia e tanishme e qeverisë mund të zhduket lehtësisht, në varësi të mënyrës se si vendi administron pasojat financiare të pandemisë.

Turizmi, i cili zë 18 përqind të produktit të brendshëm bruto të vendit, pritet të jetë një nga sektorët më të goditur në Greqi, i cili sapo u shërua nga kriza financiare që filloi në 2009.

Të martën, Mitsotakis njoftoi se, duke filluar nga 4 maj, libraritë, parukeritë dhe disa dyqane të tjera do të hapen, dhe se grekët nuk do të kishin më nevojë ta njoftonin qeverinë përpara se të dilnin.

Kishat gjithashtu do të rihapen. Shkollat ​​e mesme do të rihapen më vonë, ndërsa restorantet dhe hotelet që funksionojnë gjatë gjithë vitit ka shumë të ngjarë të fillojnë të funksionojnë përsëri në 1 qershor, tha Mitsotakis.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ Konica.al