MENU
klinika

Konfirmon qeveria

Si Kina tentoi të manipulonte zyrtarët gjermanë…

27.04.2020 - 14:19

Fillimisht kishte raportuar mbi këtë çështje gazeta gjermane “Welt am Sonntag”. Pas një kërkese të deputetes së gjelbër gjermane, Margarete Brause qeveria gjermane kishte konfirmuar në përgjigjen e saj, se diplomatë kinezë kishin marrë kontakt me zyrtarë federalë gjermanë, dhe është bërë fjalë që Berlini të bëjë vlerësime pozitive publikisht mbi Republikën Popullore për menaxhimin e krizës së virusit Corona. Por nëpunësit gjermanë “nuk i janë përgjigjur” kësaj kërkese, shkruan Ministria e Punëve të Brendshme për deputeten Margarete Bause. Qeveria gjermane i ka vlerësuar përpjekjet e Kinës për zbutjen e pandemisë edhe pa lutjet e Pekinit.

Transparenca e rëndësishme

Sipas qëndrimit të Berlinit, transparenca është mjaft e rëndësishme për luftimin e suksesshëm të pandemisë. Kjo i është “bërë e qartë” edhe Kinës, thuhet në përgjigjen dhënë deputetes gjermane. Përveç kësaj synohet të rritet sensibiliteti për ndikime nga jashtë.

Deutschland Berlin | Chinesische Botschaft | Spionage (Getty Images/AFP/J. Macdougall)Ambasada kineze i ka hedhur poshtë raportimet për ushtrimin e ndikimit

Ambasada kineze në Berlin i ka hedhur poshtë raportimet, sipas të cilave, Kina është përpjekur të ushtrojë ndikim ndaj zyrtarëve gjermanë. Margarete Bause, zëdhënësja e Të Gjelbërve për të drejtat e njeriut e kritikon përgjigjen e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme. Kjo letër tregon edhe “njëherë më shumë, se qeveria gjermane nuk ngre zërin kundrejt Kinës”, ka thënë ajo për “Welt am Sonntag”. Megjithëse Shërbimi i Jashtëm i BE e rendit Kinën ndër vendet “me fushata dezinformimi dhe teori konspirative në drejtim të Coronës”.

Sipas informacioneve të Reuters, Republika Popullore e Kinës përpiqej që të ndalë edhe një raport kritik të BE për këtë vend. Dokumenti u publikua në fundjavë, por megjithatë i ndryshuar. Si shtetet e BE ashtu edhe ato të G7-s kanë trajtuar temën e dezinformimit në krizën e Coronës dhe kanë kritikuar Kinën dhe Rusinë. Tanimë në raportin e BE bëhet në radhë të parë përgjegjëse Rusia për fushata dezinformimi dhe “në një masë më të vogël”, Kina./DW

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e shkatërroi besimin

“Kina e ka humbur Europën…”