12.04.2020 - 12:25
Bonbone me ngjyra për disa biskota që na kishin munguar!
INGREDIENTËT
- 1 gotë e gjysmë me miell
- ¾ filxhan me gjalpë të butë, në temperaturë ambienti
- 1/3 filxhan me sheqer të bardhë
- ½ filxhan me sheqer kaf
- 1 vezë
- 1 lugë çaji me pluhur pjekës
- ¼ lugë çaji me kripë
- ¾ gotë me copëza çokollate
- 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
- 1/3 filxhan me copëza shumëngjyrëshe bonbonesh
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Në një tas rrihni gjalpin me sheqerin derisa të bëhen kremoze
- Shtoni vaniljen, vezët dhe vazhdoni t’i rrihni.
- Shtoni gradualisht miellin, kripën dhe pluhurin pjekës.
- I përzieni derisa të keni një masë kompakte.
- Tani shtoni copëzat e çokollatës dhe ato të bonboneve. I përzieni të gjitha bashkë me një spatul.
- Me ndihmën e një luge krijoni 12 toptha të vegjël dhe i vendosni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
- I vendosni sipës secilës copëzat e çokollatës së mbetur dhe bonbonet me ngjyrë
- I fusni në furrë për 12 minuta. Mos i mbi-piqni, ndryshe do përfundoni me biskota të forta.
- Pasi të jenë bërë gati, i nxirrni nga furra dhe i lini të ftohen për 10 minuta. Shijojini!