MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të bëjmë në pak minuta donuts me çokollatë

12.04.2020 - 12:26
  • Persona: 6
  • Koha e përgatitjes: 10 minuta
  • Koha e gatimit: 30 minuta
Donuts nga duart tuaja dhe s’ka kënaqësi më të madhe!

INGREDIENTËT

  • 400 gram miell
  • 1 zarf pluhur pjekës
  • 1 gotë qumësht
  • 50 gram sheqer
  • Pak kripë
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Në tavolinën e punës shtoni miellin, pluhurin pjekës, sheqerin, kripën dhe vezën.
  2. Filloni e punoni gradualisht.
  3. I shtoni qumështin dhe vajin e ullirit.
  4. Punojeni derisa brumi të bëhet një masë kompakte dhe e lini mënjanë të pushojë për 30-45 minuta.
  5. Hapeni petën me ndihmën e një petëze. Peta duhet të jetë pak e trashë.
  6. Filloni e prisni donuts-at me ndihmën e formave specifike.
  7. Filloni i skuqni një e nga një në një tigan me vaj të nxehur luledielli.
  8. Për t’i dhënë një shije të veçantë i zhysni donuts-at në një pjatë me çokollatë të bardhë ose të zezë të shkrirë me pak qumësht.
  9. Sipër i spërkasni me copëza biskotash, copëza frutash, çokollatash me ngjyrë e një sërë opsionesh të tjera sipas dëshirës. Shijojini!