MENU
klinika

"Enigma tërheq vëmendjen e botës"

Si u praktikua spiritualizmi në pandeminë e vitit 1918

22.04.2020 - 12:25

        Kur pandemia e vitit 1918-1920 goditi Amerikën, amerikanët donin përgjigje. Mirëpo, pyetjet e tyre nuk ishin të kufizuara në atë që shkaktoi pandeminë ose çfarë mund ta parandalonte atë. Ata u përballën me shqetësime më të përjetshme, siç janë ato që na ndodhin pasi ne vdesim dhe nëse është e mundur të komunikosh me të dashurit e vdekur.

Pandemia e gripit nuk ishte vetëm në nxitjen e këtij kërkimi për kuptim. Lufta e Parë Botërore, që përfundoi në nëntor 1918, kishte shkaktuar në mbarë botën gati 20 milionë të vdekur, ushtarë dhe civilë, sipas statistikave. Dhe nëse kjo, nuk do të ishte aq tronditëse, gripi kishte marrë të paktën 50 milionë jetë. Në të dyja rastet shumica e viktimave ishin të rinj – midis 20 dhe 40 vjeç, në rastin e gripit – duke lënë pas prindër, bashkëshortë, të dashur dhe fëmijë./Konica.al

Jo çuditërisht, spiritualizmi, që premtonte një dritare në jetën e përtejme, pa një ringjallje të papritur në SHBA, Britaninë e Madhe, Francë dhe gjetkë. Në vitin 1920, në titullin kryesor të “New York Sun” shkruhej: “Enigma e jetës së përtejme tërheq vëmendjen e botës”.

Emra të njohur u dhanë me mish e me shpirt, pas spiritualizmit. Dy përkrahësit më të spikatur të spiritualizmit ishin britanikët Sir Arthur Conan Doyle dhe Sir Oliver Lodge. Doyle, natyrisht, ishte krijuesi i Sherlok Holms. Lodge ishte një fizikan i respektuar, i njohur për punën me valët e radios.

Që të dy kishin një interes të veçantë për të mbinatyrshmen dhe po të dy, kishin humbur djemtë në luftë. Djali i Lodge, Raymond, ishte goditur nga një predhë ndërsa luftonte në Belgjikë, në vitin 1915. Djali i Doyle, Kingsley, ishte plagosur në Francë në 1916 dhe vdiq nga pneumonia në 1918, me gjasë shkaktuar nga pandemia e gripit. Doyle, gjithashtu humbi vëllanë më të vogël nga gripi në 1919, ndërsa vëllai i gruas së tij, ishte vrarë në Belgjikë në 1914.

Pas luftës, që të dy ligjëruan gjerësisht në SHBA dhe shkruan libra që përshkruan përvojat e tyre psikike. Libri i Lodge në vitin 1916: “Raymond ose jeta dhe vdekja” përshkruan kontakte të shumta të supozuara me djalin e tij të ndier. Lodge me bashkëshorten u takuan me një mori mediumesh, ku praktikuan teknika të tilla, si shkrimi automatik dhe biseda e tavolinës, për të komunikuar me të vdekurit./Konica.al

Në mesazhet e tij, Raymond ofronte një version ngushëllues të botës së përtejme, të kompletuar me lule, pemë, qen, mace dhe zogj. Vazhdimisht i siguronte prindërit, se ishte i lumtur. U tha se ishte lidhur përsëri me gjyshin e tij të ndier, si dhe me një vëlla dhe motër që kishin vdekur të vegjël, si dhe kishte zënë shumë miq të rinj. Ai i njoftoi se ushtarët që humbën një krah në betejë e gjetën atë të rivendosur në mënyrë magjike, megjithëse ata që “u bënë copa” u desh pak më shumë kohë për t’u bërë të plotë.

Edhe djali i vdekur i Conan Doyle, ishte po “kaq i lumtur”. Edhe Arthur Conan Doyle kishte një mesazh në mënyrë të ngjashme qetësuese. Ai pretendonte, se kishte dëgjuar nga djali i tij, gjatë një seance të vitit 1919, duke e quajtur “momentin më të lartë të përvojës sime shpirtërore”. Doyle kujton: “Më pas, një dorë e madhe dhe e fortë, u mbështet mbi kokën time, ajo u përkul butësisht përpara dhe unë ndjeva dhe dëgjova një puthje pikërisht në ballë. “Më thuaj, i dashur, a je i lumtur?” – thirra. Ra heshtje dhe kisha frikë se mos ai ishte larguar. Pastaj në një tingëllim psherëtime erdhën fjalët: “Po, unë jam aq i lumtur”.

Mania vazhdoi derisa filloi lufta e re, interesimi për spiritualizëm në SHBA vazhdoi gjatë gjithë viteve 1920 dhe po ashtu në 1930, por u zbeh në prag të Luftës së Dytë Botërore, në 1941.

Në vitin 1919, një shkrimtar i “New York Tribune” u përpoq të përmblidhet shkurtimisht atë që spirtualistët pretendonin se të vdekurit donin të transmetonin për botën e përtejme. “Ata na thonë, se vdekja nuk është një proces i dhimbshëm”, – shkruante ai, duke shtuar se ndonjëherë të ndjerët e vonë duan pak kohë të kuptojnë se ata nuk janë më midis të gjallëve. “Më në fund, – përfundon ai, – të gjithë thonë, se në asnjë rrethanë nuk do të ktheheshin”./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


15 ditë me 214 artistë

REJA ka vend për të gjithë


Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024

Puna dhe veprat që ai i la pas shoqërisë shqiptare

37 vite nga ikja e Lasgush Poradecit!